RAMA OSE AUTOKRATI I "KUTIVE"
Ditët e fundit po shohim edhe më shumë në ekrane Edi Ramën, duke bërtitur dhe djersitur "për lirinë dhe drejtësinë". Na vjen edhe mirë, por edhe keq. Na vjen mirë se më në fund, po e dëgjojmë kryetarin e partisë më të madhe në opozitë dhe në vend, të bërtasë në emër të lirisë. Na vjen keq që e kish tradhtuar prej kohësh këtë kauzë. Na vjen keq që nuk e pamë të bërtasë qoftë edhe një herë të vetme "liri" gjatë gjithë fushatës zgjedhore që, ndër të tjera, e humbi edhe sepse nuk himnizoi lirinë. Na vjen mirë që kërkon të verifikohet deri në fund se ç‘mbajnë brenda ca kuti votimi, por na vjen keq që nuk punoi me kohë që Berisha të mos ia punonte, siç edhe pritej, por zgjodhi të marshonte nëpër Shqipëri me besim të verbër në fitore. Na vjen mirë ta shohim Ramën të ulërasë për liri, por na vjen të ulërasim për ato që ka bërë me Berishën kundër lirisë, drejtësisë dhe pra edhe kundër demokracisë. Prandaj dhe dyshojmë dhe kemi frikë se edhe tani, po luan teatër me lirinë. Sepse edhe politikanë të tjerë e kanë përdorur më parë, më saktë keqpërdorur kauzën e lirisë, sa pa ardhur në pushtet. Madje edhe Berisha vetë. Por Rama është ndër të rrallët politikanë që është investuar me "reforma" kundër lirisë, ende pa ardhur në pushtet. Prandaj e kemi vështirë ta besojmë tek e shohim t‘i rikthehet thirrjeve për "liri" tani që nuk arriti të kapë dot pushtetin.
***
Të kërkosh që të verifikohen kutitë e votimit është një kauzë pa dyshim e drejtë. Aq më tepër kur vetë Kodi Zgjedhor sanksionon, në mënyrë të qartë dhe pa ekuivokë, se kutitë duhet të hapen, nëse këtë e kërkojnë dy nga anëtarët e KQZ. Dihet se pikërisht dy anëtarë të KQZ kanë kërkuar të hapen disa kuti votimi, por kjo nuk ka ndodhur. Është evidente se shumica e KQZ ka shkelur ligjin e komanduar apo korruptuar nga politika. Kjo është padrejtësi, por një padrejtësi jo e vogël që të mund të neglizhohet, sepse ka të bëjë me pushtetin. Nga kjo padrejtësi nuk mund të mos lindin padrejtësi të tjera edhe më të dhunshme mbi liritë dhe të drejtat e qytetarëve. Rreziku është shumë i madh dhe i qartë. Vetëm një popull i përgjumur, skllav dhe injorant do ta toleronte një dhunim të tillë të ligjit dhe së drejtës. Justifikimi i Berishës se vendimin për hapjen e kutive e kanë institucione të tjera është një alibi që ai e ka të lehtë ta bëjë, sa kohë që ka mundur të kapë ato institucione që kanë të drejtë të hapin kutitë.
Ai e thotë një gjë të tillë, sepse e di që ato nuk i hapin. Edhe në rast se janë korruptuar komisionerët socialistë, edhe nëse ata kanë firmosur të gjithë dokumentacionin qendrës së numërimit, përsëri hapja e kutive kur këtë e kërkojnë anëtarë të KQZ, është një garanci e ligjit edhe për ato raste kur mund të shiten apo të blihen ca komisionerë. Hapja e kutive të votimit, transparenca më e plotë për procesin e numërimit, në fakt për aspektin më të kritikuar edhe nga raporti i OSBE-ODIHR për zgjedhjet, jo vetëm do të qartësonte shumë gjëra për sot, por do të krijonte edhe shumë garanci për nesër, për zgjedhjet e ardhshme. Të gjithë ata që shiten e blihen për para, duke u bërë pjesë e falsifikimit të rezultatit dhe shtrembërimit të vullnetit të qytetarëve që tashmë është kthyer në një gangrenë për demokracinë shqiptare, pra të gjithë ata që do të bëheshin pjesëmarrës në grabitjen më të rëndë që mund të ndodhë në një shtet, në grabitjen e pushtetit, nuk do të ndjeheshin më të sigurt si, në tërë këta 20 vjet, se krimi i tyre i rëndë nuk do të dilte sheshit. Ka ardhur koha që ligji të ndëshkojë vjedhësit e votës. Po në rast se nuk ka pasur vjedhje sikundër pretendon opozita? Kjo është edhe një arsye më shumë që pozita të mos tutet, por të hapë sa më shpejt kutitë.
***
Pra, kauza duhet mbështetur. Por problemi është se në krye të kësaj kauze të lirisë është vënë përsëri, Edi Rama, pikërisht ai Ramë që i vuri shkelmin themeleve kushtetuese të lirisë dhe drejtësisë. Rama bërtet sot për lirinë, por duket se mendja e tij prej autokrati nuk e kupton dot që liria është mbi të gjitha një sistem institucionesh që duhet të jenë vetë të lira dhe të pavarura që të mund të garantojnë dhe jetëgjatësojnë lirinë. Liria është drejtësi e pavarur, prokurori e pavarur, gjykata të pavarura, President Republike i pavarur, Këshill i Lartë Drejtësie i Pavarur, deputetë jo të përulur para Kryeministrit e shumë të tjera. Me pazaret e fëlliqura me Berishën, që çuan në amendimin e Kushtetutës dhe që i pëlqen t‘ua shesë shqiptarëve si konsensuse madhështore për "mirëqeverisjen", Rama ka goditur rëndë edhe pavarësinë e gjyqësorit, edhe të prokurorisë, edhe të Presidentit, edhe atë të deputetëve pra edhe të Parlamentit.
Rama, ky lider që sot shihet ekraneve duke shkumbëzuar për lirinë, e ka shndërruar brenda natës Shqipërinë nga Republikë Parlamentare (siç e kish vulosur populli në 1998 me anë të një Kushtetute të miratuar me referendum) në një Republikë Kryeministrore siç e deshi Berisha dhe ai vetë. Krejtësisht në kundërshtim me Lirinë dhe Demokracinë liberale, Rama u investua për një formulë të dorës së fortë në Shqipëri në emër jo të lirisë, por të "mirëqeverisjes" ose "stabilitetit". Stabiliteti historikisht ka qenë maska, justifikimi i të gjithë autokratëve dhe tiranëve. Prandaj nuk mund të mos lindë dilema: A vlen të mbështetet një lider, plangprishës i lirisë, që i rikthehet asaj demagogjikisht për nevoja pushteti, por që tashmë ka treguar se di ta braktisë po aq shpejt dhe pa asnjë vrasje ndërgjegjeje po për epshe pushteti? A ia vlen të luftosh për lirinë kundër Cezarit duke pasur në krye të një kauze lirie Augustin? Do të ishte naivitet madje, akoma më keq, do të qe budallallëk. Kauza e lirisë do përdorej si gjethe fiku për të fshehur edhe një herë hallatet autoritariste të Edi Ramës që, ndërsa proteston të hapen kutitë në Tiranë, urdhëron të mbyllet salla e debatit të PS në Korçë.
Dhe neglizhimi i rrezikut të shpërdorimit të kauzës së lirisë duke pasur në krye një lider tashmë të afirmuar autokrat si Rama, që ndërsa kërkon transparencë për kutitë e votimit e shndërron vetë Kongresin e partisë apo garën me Lakrorin në kuti të mbyllura për gazetarët, që e do transparencën kur i vlen për pushtetin e tij, por e mbyt kur i kërcënon pushtetin, është një nga mëkatet më të mëdha të Partisë Socialiste sot. Sepse pa Ramën edhe kauza e hapjes së kutive të votimit do të kishte shumë më tepër shanse t‘i shërbente lirisë dhe jo autoritarizmit. Dhe do të gjente shumë më tepër solidaritet.