RD nxjerr një foto të Kokëdhimës me Pali Miskën, por harron të përmendë fotot e Berishës me Bllokmenët
Organi zyrtar i Partisë Demokratike, RD, ka publikuar gjatë ditës së sotme një foto të Pali Miskës, anëtar i Byrosë Politike të PPSH, Kryetar i Kuvendit Popullor, zëvendëskryeministër, minister, si dhe sekretar i parë në disa komitete të PPSH-së në rrethe. Në krah të tij duken dy deputetë të PS-së, Koço Kokëdhima dhe Fatmir Xhafaj.
Dhe, RD bën interpretimin e vet, duke ngritur pyetjen nëse Rama do ta rilindë vendin me këta njerëz.
Por, RD ndoshta duhet të ishte më e kujdesshme kur nxjerr foto të tilla nga kohët e atij regjimi. Kjo, pasi kur flitet për foto të tilla, njerëzit nuk mund të mos kujtojnë fotot e Sali Berishës në varkë, por edhe në shtëpinë e pushimit, i qeshur dhe i lumtur me fëmijët e dikaktorit Enver Hoxha. Apo fotot e Berishës me familjen Kapo, si dhe Simon Stefanin./b.l




