Blendi Fevziu braktis Klan-in?
Disa burime të sigurta brenda televizionit Klan kanë thënë për IMA se gazetari dhe drejtuesi i emisionit, Opinion, Blendi Fevziu, në sezonin e ri televiziv do të shfaqet në logon e një ekrani të ri.
E pikërisht fale informacioneve të ardhura në redaksinë e IMA, televizioni që është duke kontraktuar me Blendi Fevziun nuk është tjetër veçse konkurrenti më i ri në median televizive shqiptare, Agon Channel.
Oferta për të cilën pretendohet të jetë mjaft e lartë ka tunduar gazetarin, të cilin nuk do të ishte çudi që ketë sezon të ri ta shikojmë në drejtimin e emisionit Opinion jo më në TV Klan por në Agon Channel, pas shume vite. Ky do te ishte ndryshimi i tretë i emetuesit televiziv për emisionin Opinion pas RTSH dhe TV KLAN.
Për momentin, ky informacion mbetet në formë thashethemi, dhe nuk ka asnjë lajm zyrtar nga të dyja palët.