E Shtunë, 31 Tetor 2026

Legalizimi, pas shlyerjes se pageses

Rozeta Rapushi

Te gjithe ata persona qe kane nje ndertim pa leje, kerkojne ta legalizojne ate por nuk shlyejne pagesat e percaktuara ne ligj, do te privohen nga te drejtat e plota mbi ndertimin e bere. Agjencia e Legalizimit dhe Urbanizimit te Ndertimeve pa leje, (ALUIZNI), kerkoi dje qe ne shqyrtimin e ndryshimeve te ligjit te legalizimeve, te perfshihet dhe nje paragraf per kete kategori njerezish. Te pranishem ne Komisionin e Ligjeve, ku diskutohej per ndryshimet ne ligjin e legalizimeve, perfaqesuesit e ALUIZNI-t, propozuan nje tjeter ndryshim. "Ne kerkojme qe te theksohet ne ligj, qe per ndertimet e legalizuara, per te cilat nuk jane shlyer pagesat e parashikuara ne ligj, te kryen procedurat e regjistrimit, duke vendosur kufizim sipas ligjit per regjistrimin e pasurive te paluajtshme te ndryshuar. Kufizimi do te zgjase deri ne shlyerjen e plote te detyrimeve", kerkoi kjo agjenci. Sipas eksperteve te ALUIZNIT, aktualisht per 70% te ndertimeve informate, kane mbaruar procedurat per kualifikimin dhe pajisjen me leje legalizimi. Nderkohe pritet qe te behet pagesa e ketyre detyrimeve qe kane te bejne me kalimin e pronesise se parceles ndertimore. "Ne menyre qe keto pasuri te mos mbetet peng, ne propozojme qe blloku te regjistrohet si pasuri e regjistruar, por e pa legalizuar, por nderkohe te qendroje e kufizuar. Qe do te thote, personi qe i eshte legalizuar te mos kete te drejten te veproje mbi pronen, derisa te shlyeje detyrimet financiare", kerkoi ALUIZNI. Po kjo agjenci kerkoi dhe nje saktesim ne ligj, per ato objekte qe kane probleme me pronesine e truallit. "Duke qene se projektligji eshte nje iniciative e Ministrise se Financave, nuk kemi pasur mundesi qe te merrnim pjese ne debat per te bere disa ndryshime te vogla qe ne i kemi konsideruar si te rendesishme ne efekt te vazhdimesi se punes", thane perfaqesues te ALUIZNI-t ne Komision.

Te gjendur perballe propozimeve te reja, anetaret e komisionit e shtyne per sot marrjen e vendimit per ndryshimet ne ligjin e legalizimeve. Kryetari i ketij komisioni, Ilir Rusmali, u dha kohe eksperteve te ALUIZNIT dhe Ministrise se Financave, qe te negociojne dhe te vijne me nje variant te perbashket. Ishte Ministria e Financave, ajo qe ka propozuar nje projektligj per ndryshimin e ligjit te legalizimeve. Kjo Ministri propozon qe si pagese per legalizimin e ndertimeve pa leje, te perdoren edhe bonot e privatizimit. Ne projektin e Ministrise, sugjerohet qe personat qe kane kryer pagesat per legalizimin e dertimeve para hyrjes ne fuqi te tij, ne menyre qe te perfitojne nga e drejta e pageses me bono privatizimi per pjesen e mbetur te detyrimit, apo per rikthimin e shumave te paguara ne lek ne kembim te dorezimit te bonove.

Vendimi

Komisioni parlamentar i Ligjeve, do te diskutoje dhe votoje sot, ne lidhje me ndryshimet ne ligjin per "Legalizimin dhe Urbanizimin e Ndertimeve pa Leje". Shqyrtimi pas negociatave mes ALUIZNI-t dhe Ministrise se Financave.

Kerkesat e ALUIZNI-t ne Komision

1-ALUIZNI, propozon edhe disa ndryshime, si ne nenin 2 pika 4 per te cilin kerkojme shfuqizimin duke e konsideruar kete si diskriminuese per faktin sepse nga praktika kemi vene re se te gjitha ndertimet formale qe ngrihen ne largesine 100 metra nga aksi kryesor i rruges, jane te kategorive qe kane destinacion social ekonomik. Ashtu sic jane pika karburanti, qendra tregtare, hotele etj. Per me teper, te gjitha keto ndertime i kane te rregulluara raportet e pronesise mbi token. Pra toka eshte e regjistruar ne pronesi te ketyre personave qe kane ngritur keto ndertime. Dhe duke bere diskriminim midis ndertimeve te cilat mund te jene edhe me raporte pronesie jo te rregulluar por qe shtrihen brenda zonave informale te miratuara, na duket jo e drejte. Per me teper te gjitha keto ndertime qe nga pikepamja urbanistike jane te pershtatshme ne vendin ku jane ngritur.

2- Kemi kerkuar shtimin e nje paragrafi ne nenin 15-te, i cili do te kete kete permbajtje:

"Per ndertimet e legalizuara, per te cilat nuk jane shlyer pagesat e parashikuara ne ligj, kryen procedurat e regjistrimit duke vendosur kufizim sipas ligjit per regjistrimin e pasurive te paluajtshme te ndryshuar. Kufizimi do te zgjase deri ne shlyerjen e plote te detyrimeve".

Shtesa ne kete dispozite, propozohet ne kuader te lehtesirave te qytetareve per pagesen e detyrimeve financiare te legalizimit dhe per ti dhene nje hov pershpejtimit te ketij procesi. Ne aktualisht jemi para faktit qe per 70% te ndertimeve informale kane mbaruar procedurat per kualifikimin dhe pajisjen me leje legalizimi dhe nderkohe pritet qe te behet pagesa e ketyre detyrimeve qe kane te bejne me kalimin e pronesise se parceles ndertimore. Ne menyre qe keto pasuri te mos mbetet peng ne propozojme qe blloku te regjistrohet si pasuri e regjistruar e pa legalizuar por nderkohe te qendroje e kufizuar. Qe do te thote, personi qe i eshte legalizuar te mos kete te drejten te veproje mbi te derisa te shlyeje detyrimet financiare.

3- Duke qene se ne praktike ndeshemi shpesh me raste te mos qartesise se titujve te pronesise, kemi propozuar nje pike dy pas nenin 17 te ligjit, qe ka kete permbajtje:

"Per objektet ekzistuese dhe ndertimet me leje qe nuk i kane te rregulluara raportet e pronesise mbi truallin mbi te cilat kane shtesa informale, bejne kalimin i pronesise se truallit ne teresi ne perputhje me percaktimet e ketij ligji".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›