E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Shqiperia, prane liberalizimit te vizave

Ministri i Brendshem, Lulezim Basha, tha dje ne Kuvend se Shqiperia eshte shume prane procesit te plote te liberalizimit te vizave me vendet e Bashkimit Evropian. Gjate shqyrtimit te marreveshjeve per sigurimin kufitar, Basha tha se vendi yne po ecen para me procesin e liberalizimit te vizave. Si dhe ftoi gjithashtu opoziten qe te mos perhape lajme te rreme kunder ketij procesi. "Terheq vemendjen per te thene se Shqiperia ka shenuar progres te jashtezakonshem, ne hapat drejt realizimit te liberalizimit te vizave. Ne ndodhemi ne nje faze te avancuar ose shume afer perfundimit te detyrimeve tona me Bashkimin Evropian, ne kuader te liberalizimit te vizave", theksoi Basha. Ndaj sipas tij, dhe opozita duhet te pajtohet me kete fakt dhe te mos beje me propagande, sepse shqiptaret shume shpejt do te marrin ate qe meritojne, liberalizimin e vizave.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›