E Diel, 1 Nëntor 2026

RGIN: 0in 0in 0pt; LINE-HEIGHT: normal; TEXT-ALIGN: center" align="center">V E N D I M

V E N D I M

PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË TRAKTATIN NDËRKOMBËTAR PËR BURIMET GJENETIKE TË BIMËVE, PËR BUJQËSINË DHE USHQIMIN”

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

 

Propozimin e projektligjit “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në traktatin ndërkombëtar për burimet gjenetike të bimëve, për bujqësinë dhe ushqimin”, për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I SALI BERISHA       P R O J E K T L I GJ

 

PËR

 

ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË TRAKTATIN NDËRKOMBËTAR, PËR BURIMET GJENETIKE TË BIMËVE, PËR BUJQËSINË DHE USHQIMIN

 

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

 

V E N D O S I:

 

Neni 1

 

Aderimin e Republikës së Shqipërisë në traktatin ndërkombëtar për burimet gjenetike të bimëve, për bujqësinë dhe ushqimin.

Neni 2

 

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

KRYETARI

 

 

JOZEFINA TOPALLI

***

V E N D I M

 

 

PËR

 

 

LEJIMIN E KRYERJES SË PROKURIMIT, ME “PROCEDURË TË HAPUR”, PËR BLERJE PAJISJESH ELEKTRONIKE DHE TELEKOMUNIKACIONI

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 75, të ligjit nr.9643,  datë 20.11.2007, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, dhe të nenit 9, të     ligjit nr.10025, datë 27.11.2008, “Për buxhetin e vitit 2009”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Lejimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Zhvillimit të Prokurimeve të Përqendruara, pranë Ministrisë së Brendshme, të kryejë prokurimin, me “Procedurë të hapur”, me objekt “Blerje pajisjesh elektronike dhe telekomunikacioni”, në emër dhe për llogari të Kryeministrisë, ministrive dhe institucioneve të varësisë.

2. Fondi limit për kryerjen e këtij shërbimi, 185 525 073 (njëqind e tetëdhjetë e pesë milionë e pesëqind e njëzet e pesë mijë e shtatëdhjetë e tre) lekë, pa tvsh, të përballohet nga buxheti i vitit 2009, miratuar për autoritetet kontraktore, të përfshira në këtë procedurë.

3. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ministria e Brendshme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

 

 

SALI BERISHA

 

***

V E N D I M

 

 

PËR

 

 

SHPËRBLIMIN E DISA PUNONJËSVE TË POLICISË SË FORCËS SË POSAÇME, NË DREJTORINË E PËRGJITHSHME TË POLICISË SË SHTETIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 12, të ligjit nr.10025, datë 27.11.2008, “Për buxhetin e vitit 2009”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Shpërblimin në masën 1 000 000 (një milion) lekë, të çdo punonjësi të policisë së forcës së posaçme, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, të cilët morën pjesë në operacionin për kapjen e disa personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

2. Lista me emrat e punonjësve të përcaktohet nga ministri i Brendshëm.

3. Ministrisë së Brendshme, në buxhetin e miratuar për vitin 2009, t’i shtohet fondi prej 12 000 000 (dymbëdhjetë milionë) lekësh, për shpërblimin e punonjësve që do të përcaktohen sipas pikës 2, të këtij vendimi.

4. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.

5. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ministria e Brendshme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI BERISHA

***

V E N D I M

 

 

PËR

MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, NË KOMUNËN POLIS, TË QARKUT TË ELBASANIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 8,  të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që janë në juridiksionin, territorial dhe administrativ, të komunës Polis, të qarkut të Elbasanit, sipas propozimit të paraqitur nga këshilli i kësaj komune.

Lista me 64 (gjashtëdhjetë e katër) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 405 (katërqind e pesë).

Ndryshimet, që mund t’i bëhen listës gjatë periudhës së afishimit, të pasqyrohen në listën përfundimtare të pronave, e cila miratohet nga Këshilli i Ministrave.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit n¸ “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

***

V E N D I M

 

 

PËR

MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, NË KOMUNËN KELMEND, TË QARKUT TË SHKODRËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe  të pikës 3, të nenit 8, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që janë në juridiksionin, territorial dhe administrativ, të komunës Kelmend, të qarkut të Shkodrës, sipas propozimit të paraqitur nga këshilli i kësaj komune.

Lista me 250 (dyqind e pesëdhjetë) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 2 041 (dy mijë e dyzet e një).

Ndryshimet, që mund t’i bëhen listës gjatë periudhës së afishimit, të pasqyrohen në listën përfundimtare të pronave, e cila miratohet nga Këshilli i Ministrave.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit n¸ “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

 

***

V E N D I M

PËR

 

MIRATIMIN E LISTËS PARAPRAKE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN, NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM, TË KOMUNËS NDROQ, TË QARKUT TË TIRANËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 2, 3 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1. Miratimin e listës paraprake të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që transferohen, në pronësi ose në përdorim, të komunës Ndroq, të qarkut të Tiranës, sipas lidhjes 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Lista paraprake, sipas kërkesave të këshillit të kësaj komune, është pjesë e listës së inventarit të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që janë brenda juridiksionit, territorial dhe administrativ, të komunës Ndroq, të qarkut të Tiranës, miratuar me vendimin nr.478, datë 16.4.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore në komunën Ndroq, të qarkut të Tiranës”.

2. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe komuna Ndroq për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R ²

 

 

SALI  BERISHA

 

***

V E N D I M

PËR

 

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË FINANCIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KOMISIONIT TË KOMUNITETETVE EVROPIANE, PËR PROGRAMIN ME SHUMË PËRFITUES 2B, PËR PROJEKTET, QË KËRKOJNË MARRËVESHJE FINANCIMI, NË KUADËR TË INSTRUMENTIT TË ASISTENCËS SË PARAANËTARËSIMIT, PËR VITIN 2008

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Integrimit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

 

Miratimin, në parim, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit të Komunitetetve Evropiane, për programin me shumë përfitues 2b, për projektet, që kërkojnë marrëveshje financimi, në kuadër të instrumentit të asistencës së paraanëtarësimit, për vitin 2008, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

K R Y E M I N I S T R I

 

 

SALI  BERISHA

***

V E N D I M

 

PËR

 

MIRATIMIN E MARRËVESHJES SË KONTRIBUTIT, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS PËR ZHVILLIM, TË KËSHILLIT TË EVROPËS, PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT TË RRUGËVE DYTËSORE DHE VENDORE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 17 e 23, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

 

Miratimin e marrëveshjes së kontributit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës për Zhvillim, të Këshillit të Evropës, për financimin e projektit të rrugëve dytësore dhe vendore.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

 

 

SALI  BERISHA

***

V E N D I M

 

PËR

 

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, ME SHKËMBIM NOTASH, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË TURQISË, PËR HEQJEN E VIZAVE PËR SHTETASIT SHQIPTARË E TURQ

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 6, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

 

Miratimin, në parim, të marrëveshjes, me shkëmbim notash, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Turqisë, për heqjen e vizave për shtetasit shqiptarë e turq, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

 

 

SALI  BERISHA

 

***

V E N D I M

 

PER

  NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2009, MIRATUAR PËR MINISTRINË E SHËNDETËSISË, PËR MBULIMIN E PJESSHËM TË SHPENZIMEVE PËR KURIMIN E Z. ILIR GJOKA, NË ITALI

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 12, të ligjit nr.10025, datë 27.11.2008, “Për buxhetin e vitit 2009”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1.     Ministrisë së Shëndetësisë, në buxhetin e vitit 2009, në zërin “Shpenzime operative”, t’i shtohet fondi 2 500 000 (dy milionë e pesëqind mijë) lekë, për mbulimin e pjesshëm të shpenzimeve për kurimin e z. Ilir Gjoka, në Itali.

2.     Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit.

3.     Pagesa të bëhet pas paraqitjes së faturave origjinale të institucionit shëndetësor.

4.     Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

 

 


19/08/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›