E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha: Do të ndërmerren të gjitha masat të luftuar abuzimet me shitblerjen e pronave në zonat turistike mbi truallin shtetëror

-          Taksat e paguara për këtë qëllim do ti kalojnë fondit të kompensimit të pronarëve

Këshillimi i Ministrave diskutoi sot mbi projektligjin “ Për rregullimin e pronësisë mbi truallin shtetëror në zonat me përparësi turistike.”

Kryeministri vuri në dukje se këto zona të quajtura ndryshe fshatra turistike gjatë këtyre 17 viteve janë zhvilluar në thyerje të plotë të ligjit dhe kontratës, mbi të cilën kjo veprimtari është bazuar. Kryeministri sqaroi se fshtrat turistike nuk kanë qenë dhe nuk janë në pronësi të zhvilluesve të tyre, por të shtetit. “ Ndërtuesit dhe zhvilluesit  e këtyre trojeve  kanë krijuar marrëdhënie kontratuale dhe i kanë shitur ato. I kanë shitur me shuma, që variojnë  në shifra të ndryshme dhe sot në se i pyet ata që i kanë në zhvillim e sipër, nuk i shesin nën 1 mijë euro.”

Duke vënë në dukje se e tëra kjo veprimtari shitblerje është në kundërshtim flagrant me kontratën që ata kanë me shtetin, kryeministri tha se zgjidhja e këtij problemi është që kjo shtresë të paguajë me cmim tregu, truallin, si dhe mjedisin tjetër të përbashkët. Vetëm në këtë mënyrë , u shpreh kryeministri zhvilluesit e tyre nuk do të mund të keqshfrytëzonin cdo pëllëmbë tokë të tyre. Kryeministri kërkoi nga Ministria e Financave vendosjen e të gjitha tagrave dhe qëndrimin ndaj këtij problemi të rëndësishëm.

Kryeministri tha se paratë e taksave do ti kalojnë fondit të kompensimit të pronarëve, duke theksuar se kjo vlen për pronarët e vërtetë dhe jo për ata të cilët nëpërmjet mashtrimit kanë përvetësuar edhe pronat e familjarëve më të afërt.

“E gjithë kjo veprimtari është veprimtari e taksueshme qartësisht. Ndaj dhe këta zotërinj do të shlyejnë qindarkë për qindarkë detyrimet që kanë ndaj shtetit. Këto para do ti kalojnë fondit të kompensimit të pronarëve. Këtu është fjala për pronarët e vërtetë , e jo për ata që u kanë marrë edhe vëllezërve të vet me dokumente të falsifikuara edhe pjesën e fundit që u takonte. Ata nuk janë pronarë, ata janë një grup të përçudnuar të cilët do të kundërshtojnë  çdo nismë që merret dhe çdo përpjekje të kësaj qeverie për tu afruar zgjidhjes së problemit të madh dhe e bëjnë këtë vetëm për ti shpëtuar sherrit familjar dhe për tu thënë se fajin e ka qeveria dhe jo ata që kanë grabitur tokën, sepse si ka mundësi që çdo hap që bën në vend që të përshëndetet, dalin me ekstremistë se të gjithë të tjerët 5 apo 6 persona, të stisur dhe të nxitur sikur gjoja përfaqësojnë pronarët, por ata përfaqësojnë grabitqarët e trojeve familjare dhe këta nuk do ti dëgjojmë ndonjëherë, ndaj dhe i gjithë fondi do të kalojë tërësisht për të kompensuar pronarët.


19/08/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›