E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR HAPJEN E PROGRAMEVE TË STUDIMEVE “MASTER I NIVELIT TË PAR˔, NË UNIVERSITETIN BUJQËSOR TË TIRANËS

V E N D I M                                                                                                                                                                                  PËR HAPJEN E PROGRAMEVE TË STUDIMEVE “MASTER I NIVELIT TË PARË”, NË UNIVERSITETIN BUJQËSOR TË TIRANËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 26 e 42, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Hapjen, në Universitetin Bujqësor të Tiranës, të programeve të studimit, “Master i nivelit të parë”, në fakultetet, si më poshtë vijon:

a)      Në Fakultetin e Bujqësisë dhe Mjedisit:

i)      në “Teknologji e avancuar në hortikulturë”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të parë, (MNP)”, në “Teknologji e avancuar në hortikulturë”.

ii)     në “Mbrojtja kimike dhe fitofarmacia”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të parë, (MNP)”, në “Mbrojtja kimike dhe fitofarmacia”.

iii)    në “Biznes blegtoral”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të parë (MNP)”, në “Biznes blegtoral”.

iv)    në “Teknologjia e kultivimit të bimëve”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të parë (MNP)”, në “Teknologja e kultivimit të bimëve”.

v)     në “Menaxhim mjedisi”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të parë, (MNP)”, në “Menaxhim mjedisi”.

b)     Në Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit:

i)      në “Menaxhim i ndërmarrjeve”, me profil “Menaxhim i ndërmarrjeve të agrobiznesit”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të parë (MNP)”, në “Menaxhim i ndërmarrjeve”, me profil “Menaxhim i ndërmarrjeve të agrobiznesit”.

ii)  në “Ekonomi dhe agrobiznes”, me profil “Financë kontabilitet”,  në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të parë, (MNP)”, në “Ekonomi dhe agrobiznes”, me profil “Financë kontabilitet”.

iii)  në “Ekonomi dhe politikë agrare”, më profil “Ekonomi dhe politikë agrare”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të parë (MNP)”, në “Ekonomi dhe politikë agrare”, me profil “Ekonomi dhe politikë agrare”.

2. Programet e studimeve “Master i nivelit të parë” realizohen me jo më pak se 60 kredite dhe kohëzgjatja normale e tyre është një vit.

3.     Këto programe studimi ta fillojnë veprimtarinë mësimore në vitin akademik 2009-2010.

4.     Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i Universitetit Bujqësor të Tiranës, pa efekte shtesë.

5.     Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Universiteti Bujqësor i Tiranës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA


12/08/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›