E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Berisha kërkon hartimin e shpejtë të ligjit për tokën e papunuar

Gjatë mbledhjes së qeverisë, Kryeministri Berisha kërkoi me këmbëngulje hartimin e ligjit për tokat e braktisura. Duke e ritheksuar se është i nevojshëm adaptimi sa më shpejt i një qëndrimi të ri ndaj tokës së papunuar, Kryeministri Berisha kërkoi nga Ministria e Bujqësisë përfundimin e shpejtë të projektligjit që vendos dhënien e tokës së papunuar me të dhjetë.

Toka që lihet pa punuar, tha Kryeministri, degradohet, çka është e palejueshme. Ndaj dhe ligji duhet t’i japë fund situatës së papranueshme me tokat e papunuara.


19/08/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›