Sherif Merdani: Vetëm tani di të këndoj
"Kënga më mrekullon vazhdimisht. Si atëherë kur isha 18 vjeç e tani që jam 68". Kështu thotë Sherif Merdani, i gatshëm të ngjitet në skenë. I beson zërit, ndonëse shprehet se në këtë moshë, përgjegjësia ndaj publikut është edhe më e madhe. Pas disa ditësh do të marrë rrugën për të kënduar te shqiptarët e Amerikës. Në kthim, ka të tjera plane, për të tjera koncerte, për të tjera këngë...
Një koncert recital ju çon drejt Amerikës. Është një ndjenjë nostalgjie që ju çon atje?
Ideja merr një shtytje nga viti i kaluar. Në shtator të 2008-ës u ndodha në Miçigan, me ftesë të Qendrës Kulturore të Shqiptarëve dhe "Albanian TV", në një koncert që u prit shumë mirë. "Ku më mbete ti rini?" është një koncert i përgatitur para një viti, me të cilin unë shëtita në Shkodër, Korçë, Elbasan, Librazhd e vazhdoi në Miçigan. Në koncerte nuk do të mungojnë disa sekuenca të burgut tim, të festivalit të 10 dhe 11 për të përcjellë idenë se ndonëse dikush në Shqipëri fatkeqësisht u kujtua të na burgoste, të na mjeronte, të na internonte, në emër të Zotit apo të fatit ne mundëm të këndojmë sërish. Në këto vite pak të avancuara të moshës së tretë, arrij të shkoj përsëri te bashkatdhetarët tanë në Amerikë, por këtë radhë për mua është triumf, sepse do të jetë një turne gati njëmujor, duke filluar në 5 maj deri më 5 qershor. Të gjitha këngët e mia janë të riorkestruara nga Shpëtim Saraçi, Saimir Çili, Adrian Hila, Edmond Zhulali. Do të ketë edhe disa këngë nostalgjike italiane e amerikane. Takimet me shqiptarët e diasporës janë mallëngjyese sepse e gjithë salla këndon sapo nis "Se kënduam Let it be", "Kartolina" apo "Fqinja". Pas kthimit nga Amerika, mund të realizohet një koncert recital kushtuar karrierës dhe jetës sime.
Ku ka mbetur rinia juaj?
Këtë pyetje ua bëj edhe spektatorëve që në fillim të koncertit. Rezulton që ka mbetur në të njëjtin vend; mua më ngeli në një burg të vogël, kurse spektatorëve, të cilët përfaqësojnë popullin, në një burg të madh. Por bashkë me këngët e mia ka edhe një mesazh faljeje. Edhe ata shqiptarë që jetojnë jashtë, që ndoshta kanë përkatësi politike, duhet të gjejnë konsensus për një jetë të lumtur, për miqësi të madhe. Dikujt i takon të falë njëherë dhe na takoi ne, i takoi brezit tonë. Unë fala pas 16 vitesh burg. Edhe ata duhet të bëjnë të njëjtën gjë; të falin qoftë atë që ka bërë faj apo atë që na ka persekutuar. Këtë jetë ia vlen ta jetojmë, sepse është e shkurtër, ne jemi shqiptarë dhe Shqipëria po integrohet në Evropë.
Pas shumë vitesh e pas peripecisë që të solli kënga, çfarë përjeton nga një ngjitje në tjetrën në skenë?
Më kujtohet një përgjigje e Vaçe Zelës kur i bënin këtë pyetje. Unë kam qenë mik i familjes, kam bërë ushtrinë me të shoqin e saj. Në këtë moshë nuk mendon se ke krijuar një emër, se ke bërë karrierë...Përkundrazi, sa më shumë del në skenë, sa më shumë kalojnë vitet, në proporcion të drejtë, shtohet doza e emocioneve sepse shtohet edhe përgjegjësia. Ai spektator që vjen të të dëgjojë, nuk të fal për sytë e bukur, as për moshën apo respektin. Ai do cilësinë. E vetmja gjë që mund ta ndihmojë artistin është të ndalet atëherë kur nuk ia del më. Unë ende kam energji të madhe dhe zëri nuk më ka tradhtuar. Madje tani them se di të këndoj. Zëri më është pjekur, kam dëgjuar muzikë botërore, kam takuar shumë kompozitorë, këngëtarë, që të flasin me profesionalizëm gjatë shërbimit në ambasadat tona në Itali e Rumani, dhe them se kam përfituar.
Këngët italiane kanë qenë të preferuarat e brezit tuaj. Sa e dëgjoni sot këtë muzikë?
Muzika italiane është faza e parë e një këngëtari shqiptar. Duhet ta pranojmë se kultura italiane ka shumë ndikim në këngët shqiptare. Këngët e para që u krijuan nga Agim Prodani dhe kompozitorët e tjerë kishin nuanca italiane. Pastaj filluan të krijohen hibridet e muzikës së lehtë shqiptare. Në ato faza muzika jonë ka qenë inferiore. Nuk e ekzagjeroj kur them se ne kemi bërë një Festival të 11-të që për nga meloditë, organizimi, interpretimi ia kaloi Sanremos së asaj kohe. Më tej, gjithçka u përmbys dhe tani jemi shumë larg, por po të kishim ecur në atë orientim, kam besim që do të ishim tjetër nivel tani. Gjithsesi në një fazë të dytë këngëtarët e lënë muzikën italiane. Shikojnë që ka dhe një muzikë amerikane, angleze. Brezi im pa "Beatles", me një harmonitë përsosur në muzikë, me motive që ishin shumë më të avancuara se italianët dhe i braktisëm këta të fundit. Unë kam qenë instrumentist i mirë dhe në mbrëmjet e fakultetit interpretoja të gjitha këngët e "Beatles". Pastaj vijmë deri te këngëtarët e mëdhenj bashkëkohorë të Amerikës si Mariah Carey apo Whitney Houston. Jam armik i rrepit. Mund të ketë vlera, por brezi im nuk e asimilon dot. Shija ndjek një kurbë që lartësohet vazhdimisht. Nuk e ndiej veten 18-vjeçar apo 68-vjeçar siç jam tani. Muzika më mrekullon gjithmonë.
Ju kujtoni ende festivalet e shkuara, por nuk jeni ngjitur më të konkurroni. A ka një motiv të fortë?
Kam menduar disa herë të marr pjesë. Bashkëshortja dhe djali janë kundër, sepse mendojnë edhe moshën, por për mua kënga nuk njeh moshë. Është niveli ai që më vë në dyshime. Festivali sot ka ndryshuar, por jo pozitivisht. Sot është e vështirë të gjesh një zë mashkullor siç ka qenë atëherë i Luan Zhegut apo Kozma Dushit. Ndonjë vajzë, edhe mund të dallohet, por brezi i Myfarete Lazes ekziston ende dhe janë zërat më të bukur. Këngët e mia, të krijuara nga kompozitorët më të njohur, duke nisur nga Agim Prodani e Agim Krajka, Pjetër Gaci e Tonin Harapi, Flamur Shehu e Luan Zhegu, Limoz Disdari etj., mbijetojnë e pëlqehen ende. Një pjesë e atyre që këndojnë sot do të mund të bënin çdo lloj profesioni tjetër, por do të bënin mirë të mos merreshin me këngë. Është njëlloj sikur të më thuash mua të luaj futboll me kombëtaren.
E shihni të largët kohën e një niveli të ri vlerash në muzikën shqiptare?
Kam një përgjigje të një kompozitori rumun. I thashë se pas ardhjes së demokracisë, në Shqipëri nuk kishte më muzikë, se futej në një çorbë ajo serbe, turke, italiane. Ai qeshi dhe tha: Kjo ndodhi dhe në Rumani. Por e krahasoj këtë periudhë me një shoshë në të cilën ka kompozitorë e këngëtarë. Gjatë kohës, ato që nuk vlejnë do të bjerin dhe në fund do ngelet cilësia. Në këtë rast, mund të gjej vend për kritika ndaj shtetit tonë e veçanërisht Ministrinë e Kulturës. Është ky institucion që mbron vlerat kombëtare dhe për aktivitetet që sponsorizon duhet të ketë një nivel të përcaktuar për pranimin e këngëtarëve. Tregu është i lirë dhe çdokush mund të bëjë këngë e të gjejë vend ku t‘i prezantojë.
Djali juaj merret gjithashtu edhe me muzikë. Cila është këshilla juaj për të?
Djali, Gerardi, është 15 vjeç dhe ka studiuar për piano. Ka një studio të vogël dhe bën edhe këngë që janë kombinim i rrep-it me pop-in. Uroj që ai të bëhet më i mirë se unë, por e ushqej me idenë se në Shqipëri nuk jetohet dot me muzikë. Duhet të gjesh një profesion tjetër, të bëhesh një doktor i mirë, inxhinier, informaticien dhe muzikën ta kesh hobi, suplementare. Këtë ide kam pasur edhe më herët.
Ju vazhdoni të këndoni këngët tuaja të dikurshme. Po mendoni për krijime të reja?
Unë e ndiej që ende nuk e kam shfrytëzuar këtë koncert për të cilin kam punuar një vit dhe pas kthimit nga Amerika do të shkoj të këndoj edhe në rrethe të tjera të Shqipërisë. Por gjithsesi kam menduar të bëj një album me këngë të reja shqiptare. Për këtë kam kontaktuar me kompozitorin Agim Krajka, një nga kompozitorët më kompetentë për muzikën e lehtë.
Cilat do të jenë motivet? Do të ketë histori burgu?
Ende nuk kemi filluar, por motivet e Agimit janë ato të dashurisë, miqësisë, shoqërisë. Kur kam kënduar "Let it be" me tekst të Zhuljana Jorganxhi, Çesk Zadeja më ka thënë: I dashur Sherif, kjo këngë është baras me një roman 350 faqe. Është historia e brezit tuaj. Ndërsa miku im që kam pasur në burg, Dom Nikollë Mazreku, pasi kishte dëgjuar këngën, më gjeti në Shkodër e më tha: Jam hidhnu me ty, sepse i kërkon llogari Zotit. Do të më falësh, - i thashë - por këtë këngë nuk e ke kuptuar. Zoti në mënyrë figurative nënkuptonte të gjitha ato shtete rreth nesh që lejonin të përçudnohej një shqiptar. Kjo është revolta e këngëtarit, e poetit...