E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një histori për ata që duan Shqipërinë

"Vijmë nga një histori e mbushur me trimëri dhe heroizëm, trashëgojmë një racë të pastër e të stërlashtë, jemi stërnipërit e Dodonës e të Skënderbeut, të afërmit e Nënës së të gjitha kohërave të asaj gruaje (Nënë Terezës) që në shekullin e 20 ndryshoi mentalitetin e botës me zemrën e saj. Ndaj të jesh shqiptar sot, është një krenari e dukshme", thotë Albert Zholi për librin e tij "Me zemër pranë Shqipërisë". Personazhet janë ata që e duan këtë vend. Zoti Masrur Imani, konsulli i nderit Xhovanni Ferrara dhe profesoresha Vera Lucia Alves Neves, kanë lidhur përditshmërinë e tyre me fatet e tokës shqiptare. Ata kanë nisur të frymojnë shqip. Dhe janë jo vetëm admirues të këtij vendi të çuditshëm, por e propagandojnë atë në kancelaritë e huaja, si një vend me potenciale të mëdha, një alternativë në kohërat moderne. Këto personalitete, duan që përveç nënshtetësisë që zotërojnë, të marrin dhe një pasaportë shqiptare dhe kjo është një vlerë që ata duan t‘ia shtojnë jetës së tyre. Në rreshtat e këtij libri, ata i prezantohen një publiku më të gjerë shqiptar.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›