Aplikimi, zgjedhjet dhe e ardhmja evropiane
Në historinë e zgjerimeve të Bashkimit Evropian ka eksperienca të ndryshme aplikimi. Rezoluta e parlamentit të çdo vendi është hapi i parë që i çel rrugën dorëzimit të kërkesës për t‘u bërë vend anëtar i Bashkimit Evropian. Në këtë kontekst, pas votimit unanim të rezolutës së Parlamentit, nuk ka vend të debatohet rreth vullnetit të opozitës për anëtarësimin e vendit në BE.
Debati real dhe që nuk duhet nënvlerësuar është tendenca për keqpërdorim elektoral të momentit të dorëzimit të kërkesës, kur dihet qartë se vendimi i pranimit të saj do të jetë i kushtëzuar nga zgjedhjet parlamentare dhe sfida jo të lehta do të jenë përballë. Sfidat, deri në anëtarësim, do të jenë të shumta dhe do t‘u përkasin disa qeverive, ndaj obligohet rezoluta e parlamentit.
Sipas edhe përvojës së vendeve të tjera të rajonit tonë, nga momenti i dorëzimit deri në përfitimin e statusit të vendit kandidat, është një periudhë jo e shkurtër dhe jo e lehtë. Procesi ynë i mbylljes së negociatave të MSA-së apo ratifikimi i saj nuk është më i shpejti në rajon. Ky proces, në vendin tonë, kërkoi rreth 41 muaj (Janar 2003-Qershor 2006), në Kroaci vetëm 5 muaj (Maj-Tetor 2001), në Maqedoni vetëm 5 muaj (Nëntor 2000-Prill 2001), në Serbi 7 muaj (Nëntor 2007-Prill 2008) dhe në Mal të Zi rreth 15 muaj (Shtator 2005-Dhjetor 2007).
Edhe eksperienca jonë, nga momenti i nënshkrimit të MSA-së, ratifikimi i saj dhe dorëzimi i kërkesës për anëtarësim deri tani, rezulton të jetë më afatgjata në rajon. Në Kroaci, ky proces zgjati vetëm 17 muaj (Shkurt 2003-Qershor 2004), në Maqedoni 35 muaj (Prill 2001-Mars 2004), në Malin e Zi 16 muaj (Dhjetor 2007-Prill 2009), ndërsa në Shqipëri, në kushtet më optimale (sikur të konfirmohet pranimi kërkesës menjëherë pas zgjedhjeve, Korrik 2009), procesi ka zgjatur 37 muaj.
Pranimi i kërkesës nga BE është një moment shumë i rëndësishëm, por tre hapat e mëtejshëm; përfitimi i statusit të vendit kandidat, çelja e negociatave për anëtarësim dhe anëtarësimi, sipas edhe eksperiencave të vendeve të rajonit, janë jo të shkurtra e jo të lehta.
Kroacia e ka marrë statusin e vendit kandidat rreth 16 muaj pas pranimit të kërkesës së saj, ndërsa Maqedonia ka pritur rreth 19 muaj. Pas përfitimit të statusit kandidat, Kroacia ka pritur rreth 16 muaj të tjerë që të fillonin negociatat, sipas 35 fushave konkrete, për të përfituar ‘dritën jeshile‘ e për t‘u bërë vend anëtar.
Nga momenti i aplikimit për vend anëtar deri më sot (Prill 2009), Kroacia ka rreth 6 vjet që pret të bëhet vend anëtar i BE-së (Shkurt 2003-Prill 2009). Procesi për Maqedoninë është akoma më i ngadaltë, pa folur për vendet e tjera të rajonit, sidomos Serbia, Bosnjë-Hercegovina dhe Kosova, që janë në hapat e parë të këtij procesi.
Qartësimi i afateve dhe përvojave të vendeve të rajonit tonë nuk është në funksion të debatit, nëse duhet dorëzuar apo jo kërkesa e vendit tonë për anëtarësim në BE, por për të ndihmuar sadopak në debatin rreth keqpërdorimit politik të ketij momenti historik.
Në një studim të vitit 2008, shqiptarët vlerësoheshin me mbështetjen më të madhe publike ndaj anëtarësimit në BE, rreth 85% kundrejt 66% në Maqedoni dhe rreth 29% në Kroaci. Kjo mbështetje kaq e madhe publike është një moment shumë i rëndësishëm për përgjegjësitë e reformave të domosdoshme që rrisin përfitimet nga anëtarësimi. Por ndërgjegjësimi i opinionit publik në Shqipëri për anëtarësimin në BE ishte 43% ose rreth 50% e suportuesve të integrimit, në Maqedoni të ndërgjegjësuar për BE-në ishin rreth 50% e popullsisë ose rreth 76% e mbështetësve të integrimit, në Kroaci informimi përfaqësonte 54% të të intervistuarve ose gati 95% të votuesve pro integrimit.
Një informim më i mirë për Bashkimin Evropian konsiderohet prioritet, si për vetë BE-në, edhe për vendet aspiruese.
Përmirësimi i qeverisjes së vendit dhe i jetës së përditshme, mbeten shumë të rëndësishëm në sfidat e së ardhmes. Mbështetja e lartë e publikut për anëtarësimin në BE shihet edhe si rruga më e mirë për të përmirësuar qeverisjen e vendit, dhe sidomos përmirësimin e standardeve ekonomike e sociale. Sipas këtij studimi, vetëm 9% e popullsisë në Bosnjë-Hercegovinë, vetëm 16% në Kroaci, vetëm 27% në Shqipëri vlerësonin se qeverisja e vendit të tyre ishte përmirësuar.
Shqetësues ishte perceptimi publik për situatën ekonomike, vetëm 13% në Kroaci, vetëm 30% në Shqipëri, vetëm 33% në Maqedoni vlerësonin se situata e tyre ekonomike ishte përmirësuar. Duke i bashkuar eksperiencat e vendeve të rajonit në procesin e tyre të integrimit me suportin për integrimin dhe me pritshmëritë publike për përmirësimin e qeverisjes dhe të jetës së tyre, mund të vlerësojmë se dorëzimi i aplikimit është vetëm një hap i një procesi jo të shkurtër e jo të lehtë. Aplikimi, pas rezolutës së parlamentit mund të dorëzohej në çdo kohë, me një delegacion të përbërë edhe sipas raporteve parlamentare.
Por më parë duhen dorëzuar të gjitha "armët" e një fushate elektorale të tejnxehur, duhet dorëzuar çdo keqpërdorim elektoral i kësaj ngjarjeje vërtet historike. Duhen garantuar standardet e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Duhen përmirësuar rrënjësisht e drejta e pronës, sistemi gjyqësor, lufta kundër korrupsionit dhe ndërtimi i një administrate publike sa më profesionale.
Në rast të kundërt, do të vrapojmë të dorëzojmë aplikimin dhe mund të lodhemi duke pritur.