E Diel, 1 Nëntor 2026

R.I.P Serdi! Engjëjt si ty nuk vdesin kurrë

serdi bajloziTë afërmit e njërit prej viktimave të ditës së diel në Vlorë, 17 vjeçarit Serdi Bajlozi, duket se ende spo arrijnë ta besojnë që i dashuri i tyri iku nga kjo botë kaq i ri e kaq i pafaj.

Në kujtim të adoleshentit është hapur edhe një adresë në rrjetin social Facebook në emrin identifikues R.I.P Serdi Bajlozi, ku të afërmit, miqtë dhe ata që e kanë njohur Serdin shprehin ngushëllimet. Në një postim të vetin administratori i faqes shkruan:

Vera erdhi, pushimet të prisnin, po kush do ta mendonte se ky do të ishte makthi jonë dhe kjo do të ishte vera jote e fundit… Kush do ta mendonte se Zoti kishte ndërmend të të merrte me vete. Sa ëndrra dhe dëshira i le përgjysmë, nënës e motrës një plagë të madhe i hape. Ti nuk ishe njeri si gjithë të tjerët, ti ishe njeri i veçantë. Ne e dimë që smeritoje të rrije mes poshtërsisë së kësaj bote, por as nuk meritoje të largoheshe kaq shpejtë! Ti kishe ende shumë gjëra për të bërë… Kush dëgjoi për lajmin e humbjes tënde e nuk qau… Kush dëgjoi e nuk u mërzit… Edhe ata që nuk të njihnin shprehën ngushëllimet e tyre… Ti ishe dhe do të jesh gjithmonë njeri i veçantë… Kujtimi yt do të jetë i paharruar… Shpirti yt u preftë në paqe… Ti do të jetosh gjithmonë midis nesh, sepse engjëjt si ty nuk vdesin kurrë.

Serdi ishte djalë i vetëm i familjes Bajlozi. Ai mbeti i vrarë gjatë kohës që ishte në det teksa po pushonte në qytetin e Vlorës, ndërkohë që shënjestra e vrasësve ishte dikush tjetër. Ceremonia mortore do zhvillohet gjatë ditës së sotme në qytetin e tij të lindjes, Përrenjas.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›