Juristët e PS-së diskutojnë për ndryshimet kushtetuese

Deri më tani, janë bërë konsultime me konstitucionalistë të njohur, ashtu si edhe me juristë të ndryshëm, në lidhje me ndërhyrjet që i duhen bërë Kushtetutës, në mënyrë që të rregullohen ato ndryshime që u vlerësuan si të gabuara nga kreu i PS-së, Edi Rama.
Juristët kanë dhënë ide të ndryshme, sidomos për pikën që ka lidhje me zgjedhjen e Presidentit, i cili konsiderohet një institucion kyç, për vete faktin se nga ai varen edhe institucione si KLD-ja apo SHISH-i.
Mbrojtësit e ndryshimeve kushtetuese kërkojnë që në dokumentin themeltar të shtetit të ndryshojë zgjedhja e Presidentit, të ndërhyhet në mënyrën e zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm, kreut të SHISH-it, KLSH-së, por edhe anëtarëve të Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese.
Por, nëse Partia Demokratike nuk pranon paketën e ndryshimeve kushtetuese, ekziston mundësia që opozita t’i drejtohet popullit për referendum. Kryeministri Sali Berisha deklaroi dje se Kushtetuta nuk është statut partie që mund të ndryshohet sipas dëshirës së disa personave. /Start/
2011-08-11 11:00