E Shtunë, 31 Tetor 2026

Angli, ne gjendje të rëndë emigrantja e hedhur nga dritarja

Ajo është hedhur nga dritarja drejt e në krahët e policisë për t’iu shmangur flakëve që përfshinë vendbanimin e saj.
 
Beata Meca, motra e Monikës, u ka treguar gazetave londineze detajet e asaj nate të frikshme, duke u shprehur se e motra është ende e traumatizuar, ngaqë e dinte se po luante me jetën e saj ndërkohë që hidhej nga dritarja. “Kemi menduar se ky ishte një vend mjaft i qytetëruar” - është shprehur ajo - shkruan e përditshmja italiane “Corriere della Sera” në versionin e saj online.
 
Natën e së hënës, Monika ishte në apartamentin e saj në Croydon, ndërkohe që një bandë të rinjsh nisi të mësyjë lagjen londineze duke i vënë flakën një dyqani mobiljesh. Monika ishte njëra prej katër grave që  u detyruan të hidheshin nga dritaret për t’i shpëtuar flakëve të zjarrit që kishin pushtuar ndërtesën. “Nuk donte të hidhej  nga dritarja – thotë njëra prej mikeshave të saj, Aleksandra Robak – por mendonte se do të vdiste për shkak të flakëve që pushtuan ngrehinën” raporton  “TMNews”. /Start - Z. Gjurgji/

                                                                                             2011-08-11 16:00
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›