E Shtunë, 31 Tetor 2026

RISHM inspekton minerën e Bulqizës: Disa fronte kanë probleme

TIRANE- Specialistë të Reparti i Inspektimit Shpëtimit të Minierave kanë mbërritur sot paradite në minierën e kromit për të inspektuar gjëndjen funksionale të minierës.

Pas kontrollit specialistët kanë arritur në përfundimin se disa fronte pune në minierë kanë nevojë pë riparime, por ky subjekt mineral sipas tyre plotëson kushtet që puna të nisë normalisht. Specialistët e Repartit të Inpektimit vlerësuan se minatorët e Bulqizës mund të nisin punën e tyre normalisht duke filluar nga dita e hënë.

Puna në minierë është ndërprerë prej gati 3 muajsh, për shkak të protestave dhe 2 grevave të urisë që minatorët zhvilluan për të plotësuar kërkesat e tyre ekonomike e sociale.

Greva e dytë e urisë e nëntë minatorëve të Bulqizës u ndërpre më 30 shtator pasi nënkryetari i Konfederatës së Minatorëve të Shqipërisë, Tafë Koleci nënshkroi një marrëveshje me përfaqësuesit e kompanisë koncencionare ACR.

Marrëveshja i dha fund dhe protestave maratonë të minatorëve dhe të afërmëve të tyre. Sipas marrëveshjes kompania ACR ka pranuar të rrisë pagat e minatorëve në masën 20%, të përmirësojë kushtet e punës, të bëjë transparencën e investimeve në minierë, të paguajë ditët e grevës si dhe pagën e 13-të.

Specialistët e RISHM inspektuan minierën edhe gjatë kohës kur minatorët ishin të ngujuar në nivelin e 14-të të nëntokës,  kur gjatë grevës së parë të urisë, dhanë alarmin për degradimin e saj. Pikërisht ky shkak detyroi Gjykatën të marrë vendim për lirimin e ambienteve nga minatorët grevistë. Ndërsa greva e dytë e urisë e minatorëve, u zhvillua në një godinë pranë ACR-së.
(s.g/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›