E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liqeni Artificial drejt “vdekjes”, bashkia jep shpresë

Panariti tha se Bashkia gjendet para një situate të trashëguar, megjithatë po merren të gjitha masat për normalizimin e gjendjes.

Ndërhyrjet e Bashkisë janë në 3 drejtime; ndalimi i shkarkimit të ujërave të zeza në Liqen nga baret dhe restorantet; bllokimi i hedhjes së inerteve nga firmat e ndërtimit që ushtrojnë aktivitetin në atë zonë si dhe në afatgjatë, nisja e punës për aktivizuar kanalin që e lidh Liqenin Artificial me atë të Farkës, gjë që mundëson ekuilibrin hidrik dhe mosrënien e nivelit të ujit.

“Problemi i parë është i karakterit hidroteknik, sepse liqeni prej vitesh e ka shkëputur  furnizimin e tij nga liqeni i Farkës. Ne kemi ndërmarrë një plan studimi, për të bërë ç’është e mundur që kjo lidhje me liqenin e Farkës të rivendoset, sepse në këtë mënyrë ruhet bilanci hidrik, oksigjenohet liqeni dhe bën të mundur gjallërimin e jetës (siç e shikoni jeta akuatike e liqenit është pothuajse inekzistente). Nga ana tjetër, problem madhor është ndalimi kategorik i mbartjes së Liqenit me inerte dhe mbetje të ngurta, gjë që për fat të keq po ndodh edhe këto ditë”, theksoi ai.

 Sipas Panaritit, një problem tjetër është ai i bilancit hidrik të liqenit dhe administrimi i digës. “Një problem tjetër madhor shumë i rëndësishëm që ka një impakt negativ në Liqen dhe sistem  është shkarkimi i ujërave të zeza. Të gjithë lokalet, bizneset që operojnë, të gjithë apartamentet e banimit që operojnë rreth e rrotull Liqenit kanë marrë një mesazh të qartë, që brenda një kohe të shkurtër, një periudhe dy javore, të ndërpresin kategorikisht shkarkimet e ujërave të zeza në Liqen”, shtoi ai. Një masë tjetër është edhe disiplinimi i trafikut në këtë zonë. Menjëherë pas krijimit të situatës problematike në Liqenin Artificial, Bashkia e Tiranës ngriti një grup pune, për analizuar situatën dhe për të marrë masa. Gjithashtu, Bashkia e Tiranës mori në konsideratë dhe sensibilizimin që bëri media në këtë rast. /Start/

                                                                                             2011-10-05 14:01
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›