Dy operacione me nëntë të arrestuar
Në pranga ranë Elis Perfundi, 26-vjeç, lindur dhe banues në Vorë si dhe Elidon Progni, 21-vjeç, banues në Tiranë. Këta shtetas merreshin me shpërndarjen e lëndëve narkotike në Tiranë.
Gjatë kontrollit të shtetasve të lartpërmendur janë kapur në flagrancë me 400 gram lëndë narkotike e llojit kanabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me shumën e parave prej 90. 000 lekësh. Ndërkohë, gjatë kontrollit të shtetasit Elis Përfundi, ju sekuestrua 50 gram lëndë narkotike e ndarë në 10 porcione. Ndërkohë, nga operacioni i koduar “Vjeshta I”, u arrestuan shtatë persona për vepra të ndryshme penale. Mbrëmë nga Seksioni Kundër Trafiqeve të Paligjshme në Policinë e Kryeqytetit bënë të mundur ekzekutimin e masës sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin Reinald Kadri Sheshi, 36-vjeç, banues në Tiranë.
Kapja e tij, u bë sepse Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, në mungesë, për veprat penale të “Ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit”, kryer në bashkëpunim” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.
Ndërkohë, dje u arrestua Lime Bektash Harizi, 42-vjeç, lindur në Memaliaj Tepelenë dhe banues në Tiranë, i cili ka qenë person i shpallur në kërkim sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër me vendim të datës 19 Maj 2010, ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg”, duke e dënuar me 10 vjet e 6 muaj burg për “Prodhim dhe të shitje të lëndëve narkotike”. Mbrëmë u arrestua shtetasi Xhon Bitri, 41-vjeç, lindur në Milot dhe banues në Tiranë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësorë Vlorë, më datë 07.02.2011, ka marrë masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Mbrëmë nga Komisariati i Policisë Nr.2 Tiranë, u krye arrestimi në flagrancë i shtetasit Bledar Gordani, 37-vjeç, banues në Tiranë, sepse rreth orës 20.20, në rrugën “Perlat Rexhepi”, ka goditur me sende të forta në trup duke i marrë shumën e parave prej 1300 euro dhe 3 000 lekë, shtetasit Selim Hoxha, 42-vjeç. Nga Sektori i Krimit Ekonomik u ndalua shtetasi në kërkim Afrim Kënga, 34-vjeç, lindur në Mat dhe banues në Tiranë. Në ngarkim të tij Prokuroria ka dërguar për ekzekutim Vendimin penal të datës 03.02.2010 të Gjykatës Tiranë, marrë formë të prerë me vendimin të datës 23.03.2011, të Gjykatës së Apelit, e cila e ka dënuar këtë shtetas me 7 - muaj burgim për veprën penale të “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”.
Nga Komisariati i Policisë Nr.1 Tiranë u kap personi në kërkim Ylli Bitri, 50-vjeç, lindur e banues në Elbasan, pasi ka qenë i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kukës më datë 29.09.2010, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Lartë e cila me vendimin Penal të datës 09.06.2010, e ka dënuar me 5 vjet burg, për veprën penale të “Dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.
Nga Komisariati i Policisë Nr.5 Tiranë, u kap shtetasi në kërkim A.B, 17-vjeç, banues në Bathore Tiranë, i shpallur në kërkim më datë 27.09.2011, për veprën penale të plagosjes së lehtë me dashje. Gjithashtu, u ndalua shtetasi Albert Lan Murataj, 27-vjeç, banues në Tiranë. Prokuroria në ngarkim të tij ka lëshuar urdhrin e datës 05.07.2011, për ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila e ka dënuar këtë shtetas me 2 vjet burgim, për veprën penale të “Kanosjes, Prishjes rendit e qetësisë publike, mbajtjes pa leje te armeve e municionit”. /Start/
2011-10-05 11:49