RPK: Dënimi për projektuesin e webfaqeve, shokues

Grupi Reporterët pa Kufij, me seli në Francë është shprehur i “shokuar” pasi mësoi se Gjykata Supreme e Iranit ka konfirmuar dënimin me vdekje kundër projektuesit të ëebfaqeve në Internet, Said Malekpour.
Ky grup njoftoi se familja e tij tha se gjykata e kishte marrë vendimin nën presion nga Garda Revolucionare.
Iraniano-kanadezi Said Malekpour, ishte dënuar me vdekje, vitin e kaluar, me akuza se ishte kundër qeverisë, se kishte fyer personalitetet e shenjta dhe se kishte zhvilluar përmbajtje për të rritur në faqet në Internet.
Arrestimi i tij është bërë në vitin 2008, pasi ishte kthyer në Iran për ta vizituar babain e sëmurë.