E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqia: Akuzat “terroriste” të Rik Perit të pabaza

Qeveria e Turqisë është shprehur e tmerruar me komentet e kandidatit presidencial republikan në Shtetet e Bashkuara, Rik Peri, i cili është shrehur se Turqia udhëhiqet nga terroristët islamikë dhe ka vënë në dyshim anëtarësinë e saj në NATO.

Në komentet e tij gjatë një debati të kandidatëve republikanë për nominim presidencial në Karolinën Jugore, në Shtetet e Bashkuara, guvernatori i Teksasit, Rik Peri, ndër të tjera tha:

“Kur ju e keni një vend, që sundohet nga ajo që shumë mund ta perceptojnë se janë terroristë islamikë, atëherë ju filloni të shihni atë lloj aktivitetiti kundër shtetasve tuaj, dhe pastaj po, jo vetëm që është koha që ne të diskutojmë nëse ata i takojnë NATO-s, por është koha për Shtetet e Bashkuara të ofrojë zero ndihmë kundrejt tyre”, tha Rik Peri.

Ministria e jashtme e Turqisë, në një njoftim tha se komentet e Perit ishin “të pabaza dhe jopërkatëse” dhe se Shtetet e Bashkuara nuk kanë kohë të humbin me kandidatët “që nuk i njohin fare aleatët e tyre”. Që prej vitit 2002, Turqia udhëhiqet nga qeveria, e cila ka rrënjë islamiste.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›