E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia sfidon SHBA, veto kundër sanksioneve për Iranin

Rusia ritheksoi qëndrimin e saj kundër sanksioneve të reja për eksportin iranian të naftës, ndërsa paralajmëroi se do të bllokojë çdo nismë të këtij lloji nëpërmjet të drejtës së vetos në Këshillin e Sigurimit në OKB.

”Ne besojmë se sanksionet mbi Iranin e kanë humbur dobinë e tyre dhe si rrjedhojë do të kundërshtojmë çdo rezolutë në këtë drejtim”, u shpreh Zvs/Ministri i Jashtëm i Rusisë, Gennady Gatilov, gjatë një konference për shtyp në Moskë.

Në fjalën e tij, Gatilov, përsëriti gjithashtu se Kremlini do të kundërshtojë me vendosmëri çdo ndërhyrje të armatosur mbi Iranin.


Më herët Moska zyrtare e kishte cilësuar të papranueshme një embargo të mundshme, edhe nëse vërtetohet që Irani është duke kryer procesin e pasurimit të uraniumit.

Shtetet e Bashkuara vendosën më parë gjatë janarit sanksione të njëanshme ndaj produkteve iraniane dhe kërcënuan me bllokimin e aseteve të të gjitha firmave amerikane dhe të huaja që kryejnë transaksione ekonomike me Iranin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›