E Enjte, 5 Nëntor 2026

RUSI – Belgorodi në gjendje të jashtëzakonshme pas sulmit të forcave ukrainase

MOSKË, 14 gusht /ATSH-DPA/- Rajoni kufitar rus i Belgorodit shpalli sot gjendjen e jashtëzakonshme – pasi forcat ukrainase vazhdojnë të përparojnë në territorin rus.

Guvernatori i Belgorodit, Vyacheslav Gladkov e përshkroi situatën si “jashtëzakonisht të vështirë dhe të tensionuar” pasi zonat kufitare janë nën sulmet me dron dhe raketa nga Ukraina.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se forcat e saj zmbrapsën 117 sulme me dronë dhe shkatërruan katër raketa taktike. Aeroportet ushtarake ruse thuhet se janë sulmuar gjithashtu.

Pas pushtimit të trupave ukrainase, rajoni i Kurskut shpalli gjendjen e jashtëzakonshme me rëndësi kombëtare, e cila është një nivel më e lartë se sa ishte tani në fuqi në Belgorodin fqinj.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të martën se forcat e vendit të tij kanë kapur dhjetëra lokalitete ruse në rajonin e Kurskut.

Belgorodi ka qenë nën sulm nga pala ukrainase për një kohë të gjatë, shpesh me bombardime të përditshme ndërkufitare.

Forcat pro-ukrainase madje u angazhuan në luftime brenda Belgorodit vitin e kaluar, duke rezultuar në një numër vdekjesh dhe shkatërrime të konsiderueshme. Por në atë rast batalione vullnetare të përbërë nga rusë që luftonin në anën ukrainase morën përgjegjësinë për sulmet.

Javën e kaluar, ushtarët ukrainas ishin të pranishëm për pak kohë në fshatin Poroz në rajonin e Belgorodit, ku ata regjistruan një video.

Pas një vizite në rajon, Gladkov tha se banorët ishin çliruar dhe ushtarët ishin larguar përsëri.

“Gjendja e jashtëzakonshme tani bën të mundur lirimin e fondeve shtesë për mbrojtjen e popullatës”, tha ai.

Forcat e armatosura të Ukrainës raportuan edhe një herë sulme të shumta me dronë nga pala ruse gjatë natës. Ai tha se 17 nga 23 sulme u zmbrapsën. //a.i.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›