RUSI – Kremlini: Plani i BE-së për të forcuar mbrojtjen nuk do të mbetet pa përgjigje

MOSKË, 7 mars /ATSH-DPA/- Në përgjigje të nismës së sapo shpallur të Bashkimit Evropian për riarmatimin, Rusia ka sinjalizuar planet për të forcuar mbrojtjen e saj.
“I gjithë ky militarizim është i drejtuar kryesisht kundër Rusisë”, tha sot zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, sipas agjencisë ruse të lajmeve “Interfax”.
“Moska e sheh nismën e BE-së si një kërcënim të mundshëm dhe do të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të mbrojtur sigurinë e saj”, shtoi ai.
Vendimi i BE-së për të rritur kapacitetet ushtarake erdhi gjatë një samiti urgjent të enjten.
Një propozim kyç i diskutuar ishte plani “ReArm Europe”, i prezantuar nga Komisioni Evropian në fillim të kësaj jave, i cili synon të mobilizojë rreth 800 miliardë euro për të forcuar mbrojtjen e BE-së. //a.i/