RUSI – Kremlini zbut frikën për përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore

MOSKË, 30 shtator /ATSH-DPA/- Pas shqetësimeve të fundit mbi doktrinën e përditësuar bërthamore të Rusisë, Kremlini tani po zbut frikën në lidhje me përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha sot se konflikti i vazhdueshëm në Ukrainë nuk duhej të lidhej gjithmonë me një përgjigje të mundshme bërthamore ruse.
Javën e kaluar, presidenti rus Vladimir Putin njoftoi një politikë të përditësuar për përdorimin e armëve bërthamore, duke përmendur tensionet me fuqitë perëndimore për shkak të mbështetjes së tyre për Ukrainën.
Udhëzimet e reja lejojnë një përgjigje bërthamore ndaj sulmeve ajrore në territorin rus ose sulmeve nga një shtet jo-bërthamor i mbështetur nga fuqitë bërthamore.
Rusia thuhet se ka shmangur 125 dronë ukrainas të dielën. Në një deklaratë për shtyp, Peskov iu përgjigj pyetjes nëse ky dokument nuk përbën një sulm masiv ajror, të cilit Rusia, sipas doktrinës së re, mund t’i përgjigjet me armë bërthamore.
“Nuk ka nevojë për ekzagjerim të interpretimit të këtij dokumenti. Doktrina e re ruse, është jashtëzakonisht e rëndësishme, dhe vendimet e rëndësishme do të zyrtarizohen në përputhje me rrethanat”, tha Peskov.
Ekspertët perëndimorë të sigurisë kanë ofruar vlerësime të ndryshme për kërcënimin, ndërsa Ukraina e ka cilësuar politikën e rishikuar ruse si “shantazh bërthamor”.
“Deri më tani, nuk ka shenja të besueshme të përgatitjeve për përdorimin e armëve bërthamore”, shkroi në X Fabian Hoffmann, një ekspert ushtarak gjerman.
“Ka shumë gjasa që Putini të mos përdorë kurrë pajisjet bërthamor,e pasi rreziqet janë shumë të mëdha”, shtoi ai.
“Ekziston një mundësi e madhe që kërcënimet bërthamore të Rusisë të mbeten jo të besueshme, të kufizuara në nivelin retorik dhe të mos kthehen në veprim,” shkroi studiuesi ushtarak me qendër në Oslo. //a.i/