E Enjte, 5 Nëntor 2026

RUSI – Moska: Rutte nuk do të ndryshojë asgjë në NATO

MOSKË, 19 qershor /ATSH-ANSA/- Emërimi i Mark Rutte si sekretar i përgjithshëm i NATO-s “nuk do të ndryshojë asgjë” në politikën e Aleancës, e cila drejtohet nga SHBA-ja, tha sot zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova në një intervistë.

Rutte, kryeministri i Holandës, ishte një mbështetës i fortë i rregullave të buxhetit të Bashkimit Evropian, të kushtëzuara nga përmbushja e standardeve të shtetit të së drejtës, gjë që çoi në bllokimin e miliarda eurove për Hungarinë.

Rutte po kërkon të zëvendësojë Jens Stoltenberg si sekretar të përgjithshëm të aleancës ushtarake perëndimore prej 31 vendesh.

Por, ai ka nevojë për mbështetjen e çdo shteti anëtar të NATO-s për të fituar postin, që do të thotë se Hungaria ka fuqinë për të vënë veton. Aktualisht nuk ka kandidatë të tjerë të deklaruar publikisht.

Rutte ka marrë mbështetje nga Britania e Madhe, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.//a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›