RUSI – Moska përjashton dy anëtarë të stafit të transmetuesit publik gjerman ARD

MOSKË, 27 nëntor /ATSH-DPA/- Rusia ka dëbuar dy anëtarë të stafit të transmetuesit publik gjerman ARD, konfirmoi sot dega rajonale e transmetuesit.
WDR, e cila është përgjegjëse për mbulimin e ngjarjeve në Rusi për rrjetin e transmetimit ARD, konfirmoi se dy punonjës të ARD-së – një korrespondent dhe një teknik – duhet të kthejnë akreditimin e tyre dhe të largohen nga Rusia deri më 16 dhjetor.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, deklaroi se masa ishte në përgjigje të dëbimit të korrespondentëve nga televizioni shtetëror rus nga autoritetet gjermane.
Zyra e Jashtme gjermane në Berlin e dënoi këtë veprim edhe përpara konfirmimit zyrtar nga autoritetet ruse tha
“Nëse këto raporte konfirmohen, ne do t’i refuzonim në termat më të fortë të mundshëm. Kjo është jashtë çdo proporcioni”, tha Zyra e Jashtme gjermane në Berlin duke e dënuar këtë veprim – përpara konfirmimit zyrtar nga autoritetet ruse. //a.i/