E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ylli pret boksieren Novruzaj: Mbështetje maksimale për çdo talent dhe sportist elitar

TIRANË, 27 nëntor /ATSH/ Presidenti i Komitetit Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli priti në një takim të veçantë, boksieren Esmeralda Novruzaj, e cila pak ditë më parë fitoi medaljen e Bronztë në Evropianin e Boksit U23, të zhvilluar Sofje të Bullgarisë.

Presidenti Ylli e përgëzoi boksieren për medaljen, ndërsa e inkurajoi atë të vijojë të punojë për të arritur rezultate të tjera në turne edhe më të rëndësishëm.

“KOKSH është shtëpia e sportit dhe ne do të mbështesim maksimalisht çdo talent dhe sportist elitar, për të sjellë sa më shumë medalje dhe tituj kampionë. Më vjen mirë që edhe në disiplinën e boksit, kemi një sportiste të talentuar si Esmeralda Novruzaj”, tha Presidenti Ylli.

Boskierja Novruzaj që shoqërohej nga trajneri i saj Sead Bushati dhe Presidenti Florend Kalivopulli kërkoi mbështetje për të vijuar më tej pasionin e saj për boksin. /j.p/

1 nga 11

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›