RUSI – Putin: Nuk ka kohë për të nënshkruar marrëveshjen e re të tranzitit të gazit me Ukrainën

MOSKË, 26 dhjetor /ATSH/- Presidenti Vladimir Putin tha sot se nuk kishte mbetur kohë këtë vit – për të nënshkruar një marrëveshje të re të tranzitit të gazit me Ukrainën dhe fajësoi fuqishëm Kievin për refuzimin e zgjatjes së marrëveshjes për dërgimin e gazit në Sllovaki, Republikën Çeke dhe Austri, sipas Reuters.
“Ata njoftuan se nuk do të rinovonin kontratën,” tha Putin, duke shtuar se Kievi po ndëshkonte Evropën me këtë veprim.
Marrëveshja aktuale 5-vjeçare e tranzitit të gazit midis Rusisë dhe Ukrainës përfundon në fund të vitit.
“Nuk ka një kontratë dhe është e pamundur të lidhet brenda 3-4 ditësh”, tha Putini në një konferencë televizive.
Furnizimi me gaz rus në Evropë nëpërmjet Ukrainës është relativisht i një sasie të vogël.
Rusia dërgoi rreth 15 miliardë metra kub gaz përmes Ukrainës në 2023 – vetëm 8% e gazit rus rrjedh në Evropë përmes rrugëve të ndryshme. //a.i/