E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Lufta kundër informalitetit, DPT kontroll 1197 bizneseve, 936 prej tyre ndryshuan deklarimet e pagave

TIRANË, 26 dhjetor /ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se aksioni kundër informalitetit në paga ka përfshirë kontrollin e 1197 bizneseve në të gjithë vendin.

Sipas PDT-së, ky operacion synon sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin e tatimpaguesve për rëndësinë e deklarimit të pagave reale.

Tatimet bëjnë të ditur se, “nga këto kontrolle, 936 biznese ose 78% e tyre kanë reaguar pozitivisht, duke ndryshuar deklarimet e pagave. Ndërkohë, për shkelje të legjislacionit tatimor janë gjobitur me masa administrative në vlerën 6.115.000 lekë”.

Për të siguruar mbarëvajtjen e aksionit kundër informalitetit të pagave, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën me dije se strukturat e hetimit dhe kontrollit të specializuar do të vazhdojnë hetimet ndaj individëve që nuk deklarojnë pagat reale.

Deklarimi i pagës reale është detyrim ligjor dhe një hap i rëndësishëm drejt garantimit të barazisë fiskale dhe formalizimit të tregut të punës.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›