Racizëm në Kombinat, romët nuk lejohen në shtepitë e tyre
Të tjera rreth shkrimit Historia u përsërit në shkurt FOTO- Romet çadra te Avokati
TIRANE- Përsëritet historia e një grupi romësh të pastrehë që përplasen te Avokati i Popullit, por këtë herë në një tjetër vështrim. Romët kanë një vend strehim në Kombinat, mjediset e ish repartit ushtarak të përshtatura për të banuar, por nuk hyjnë dot pasi nuk lejohen nga banorët e zonës për arsye raciste. Ata tregojnë për shqiptarja.com se kanë tentuar të hyjnë në një tip kapanoni të përshtatur për të jetuar, por kanë ndeshur në dhunën e banorëve të Kombinatit. Romët shprehen se nga dhuna kanë pësuar dhe dëmtime fizike.
Ata i janë drejtuar sërish Totozanit dhe kanë kërkuar ndihmën e tij për të negociuar me banorët të hyjnë dhe të gëzojnë apartamentet e tyre.
I pyetur nga shqiptarja.com burime zyrtare nga Avokati i Popullit pranojnë faktin se romët nuk janë lejuar të hyjnë në mjediset e ish repartit ushtarak nga banorët. Por për Zyrën e Avokatit të Popullit tashmë ështe tejkaluar ideja e strehimit të romëve te ky institucion. Totozani ndihmoi romët për strehim për pak ditë gjatë shkurtit, pasi bëhej fjalë për ditë të vështira dimri dhe me temperatura të ulëta. Për rastin më të fundit Avokati i Popullit premton negocim me banorët për të lejuar romët të jetojnë në mjediset e përgatitura për ta.
Historia e 8 familjeve rome
Janë 8 familje rome me afro 52 anëtarë të cilët prej kohësh kanë jetuar në një kopsht në Kinostudio. Kontrata e qendrimit në kopsht ka qënë deri ne 29 Prill. Por drejtuesit e kopshtit kanë toleruar qendrimin e tyre aty deri ditën e sotme. Pas kësaj romët janë drejtuar te ish reparti ushtarak në Kombinat, por aty janë ndeshur me akte raciste dhe dhune nga ana e banorëve të cilët kundërshtojnë bashkëjetësen më romët në një zonë.
Romët tregojnë se edhe policia nuk ka lejuar futjen e tyre në këtë vendstrehim. Pritet që Avokati i Popullit së bashku me përfaqësues të Ministrisë së Punës të shkojnë në Kombinat t’i japin zgjidhje këtij problemi
(ns/shqiptarja.com)