Homoseksualët: Shpresojmë të ndërtojmë edhe ne familjet tona
Tiranë- Qenia njerëzore është komplekse dhe e ndryshme në tërësinë e saj. Shpesh jemi ne njerëzit që e kompleksojmë më tepër veten duke jetuar të frustruar dhe duke mos qenë të lirë të shfaqim hapur atë që ndjejmë dhe atë që realisht duam të jemi. Në Shqipëri kjo ndodh për shkak të shoqerisë dhe mentalitetit që ka shoqeria shqiptare. Për shkak të mentaliteti njerëz të caktur nuk janë të lirë të shprehin hapur identitetin e tyre. Pjesë e shoqërisë janë edhe personat të cilët kanë prirje të ndryshme seksuale, të cilët pak javë më parë u vunë në qendër të vëmendjes, pas njoftimit për organizmin e një marshimi në datën 17 Maj.
Por, si jetojnë anëtarët e këtij komuniteti, si i ndërtojnë marrëdhëniet, si ndjehen në botën e tyre të ndjenjave, xhelozive, tradhëtive Çfarë është familja për një homoseksual, si e mendojnë ata ta ndërtojnë familjen e tyre? Një prej anëtareve të familjes LGTB, në një intervistë për gazetën IDEA, tregon një pjesë të jetës së tij dhe komunitetit të cilit ai i përket.
Pyetje: Cili ka qenë moment i parë kur e keni kuptuar prirjet tuaja seksuale?
Momenti i parë ka ardhur në moshën e herëshme të pubertetit, por bindjen dhe sigurinë e pata diku tek mosha 19-20 vjeçare.
Pyetje: Si funksionon pjesa e te kuptuarit te kesaj gjëje, e ndien qe je homoseksual dhe më pas eksperimenton me gjininë e njejtë, apo eksperimenton fillimisht dhe pastaj e kupton që je homoseksual?
Kjo varet nga individi në individ, por që të arrish të kesh një eskperiencë me dikë të të njëjtit seks do të thotë se ti vetë në një farë mënyre ke dyshimin apo perceptimin se diçka në ty të çon drejt përjetimit së kësaj experience.
Pyetje: Mendoni se ka faktor qe e stimulojne te qenurit homoseksual ?
Homoseksualiteti nuk është një trend ashtu sikurse duan ta paraqesin, është diçka që lind sëbashku me ty dhe ti thjesht e pranon me kohën ose në rastin më të keq e ndrydh për një kohë të gjatë, por më pas do të dali në pah në një moment të caktuar të jetës.
Pyetje: Ju personalisht keni patur ndonje ngjarje ne jeten tuaj, ndonje ndodhi femirie apo eksperience negative qe mund t’ju kete shenjuar apo t’ju kete bere te shihni boten dhe marredheniet ne pergjithesi me nje sy tjeter?
Kam pasur një fëmijëri krejt normale si çdo fëmijë tjetër i rritur në vitet e para të demokracisë në një familje të thjeshtë. Prindërit kanë punuar shumë për të më siguruar jetesë dinjitoze si dhe një arsimim si çdo familje tjetër shqiptare e cila përpiqet ti sigurojë fëmijës më të mirën.
Pyetje: Ka qene i veshtire procesi i coming out per ty? Jeni perpjekur t’i frenoni prirjet tuaja, apo keni deshiruar qe ato te jene kalimtare?
Proçesi i coming out është diçka tepër delikate për vetë shoqërinë dhe familjen shqiptare, që siç e dimë është një shoqëri dhe familje tipike patriarkale. Realisht në familje nuk kam bërë coming out dhe vërtet nuk di si të përballoj këtë debat. Shpesh mendoj se do të ishte më mirë të mos u tregoja kurrë, kjo nga frika e lëndimit të tyre, dhe humbjes së besimit edhe se deri më tani prindërit e mi janë shumë krenar për arritjet e mia.
Pyetje: E di familja dhe shoqeria faktin qe jeni homoseksual? Nese po, si kane reaguar?
Një pjesë e mirë e shoqërisë janë në dijeni të orientimit tim seksual, dhe realisht e kanë pritur më mirë se çmendoja.
Pyetje: Ajo pjese e shoqerise qe ju ka pranuar, gjithsesi vini re ndryshime ne sjelljen e tyre?
Ka pasur vetëm një rast të reagimi negativ, nga një mik i imi i cili në momentin që ia thashë nuk e priti mire dhe u largua.
Pyetje: Keni humbur ndokend qe e keni pasur per zemer, thjesht per faktin se jeni homoseksual?
Fatmirësisht nuk e kam provuar akoma dicka të tillë.
Pyetje: Keni patur partnere te gjinise se kundert? Sa ka zgjatur lidhja dhe pse nuk funksionoi?
Kam tentuar një herë të krijoja një lidhje por zgjati veç 1 muaj. Nuk arrija dot të isha vetvetja, nuk ndjeja të njëjtin emocion sikurse kisha provuar me ish të dashurin tim.
Pyetje: Tradhetojne shume homoseksualet, po romantikë sa janë?
Tradhëtia është një element i shoqërisë, por dhe tepër individuale. Mendoj se meshkujt gay të një farë moshe janë më hiperaktiv, por kjo ka të bëjë me vetë qënien mashkullore në atë moshë. Tradhetojnë po aq sa dhe meshkujt heteroseksual. Romanticiteti është një veçori e karakterit të njeriut dhe smund të jepet një definim në mënyrë të përgjithshme.
Pyetje: Shfaqeni ne public, ne forma te ndryshme te tipit, putheni, perqafoheni?
Në Shqipëri është pak e vështirë një sjellje e tille, shpesh edhe faktor të sulmit fizik apo verbal, ndaj dhe përpiqem të jem sa më neutral ndaj këtyre sjelljeve.
Pyetje: Nga 1 ne 10 sa e veshtire eshte te jesh homoseksual ne Shqiperi?
Edhe këtu deri diku është e vështirë pasi jeta e nje LGBT në Tiranë është më ndryshë se e dikujt ne Shkodër, Lushjnje, Korçë apo akoma më tej në në qytetet më të vogla apo zonave rurale. Ne vija të përgjithshme mund të shprehesha me një notë 9.
Pyetje: Keni qene pre e diskriminit social, a mund te me thoni nje rast konkret?
Diskriminimi social e ndien që nga zhargoni i përdorur për të definuar një LGBT, Rast konkret mund të tregojë kur ishim të ulur sëbashku me një grup miqsh të komunitetit në një lokal në Tiranë, dhe dikush nga tavolina tjetër duke dëgjuar bisedat tona që flisnim për komunitetin dhe punën tonë si aktivistë filloi të bënte batuta ofenduese me zë të lartë në mënyrë që të dëgjonim
Pyetje: Po diskriminim institucional, ne pune, ne administrate, keni patur, ju lutem me tregoni nje rast?
Jo nuk kam pasur.
Pyetje: Nese do kishit mundesi te zgjidhnit vendin me perferkt qe ekziston per te jetuar si doni jeten tuaj, cili do ishte ai?
Para disa kohësh vendosa të largohesha nga Shqipëria nga frika se nuk do jetoja dot lirshëm në një ambient si ai që të ofronte shoqëria shqiptare. Por së fundmi u binda se duhet të jetojë në Shqipëri dhe se sduhet të kem frikë nga vetvetja.
Pyetje: Cfare eshte familja per ju, cila eshte familja juaj tani, dhe si e mendoni familjen tuaj e se ardhmes?
Familja është një bashkim përsonash të cilët të bazuar në ndjenjat për njëri tjetrin vendosin të qëndrojnë bashkë duke i siguruar ne kohe dashuri dhe asistencë. Familja aktuale janë prindërit dhe vëllezërit, por kam dhe një partner me të cilin shpresoj që të ndërtojë një lidhjë akoma dhe më të konsoliduar.
Pyetje: Cila eshte motoja juaj dhe apeli qe keni per shoqerine shqiptare?
Apeli im për shoqërinë është se përpara se të stigmatizojnë individët me orientim te ndryshëm seksual, përpara se te fyejnë, keqtrajtojnë, kërcënojnë apo të mbysin të drejtën për të dashuruar dhe jetuar lirshëm në një vend demokratik, duhet thjesht të informohen, te njohin këtë realitet që e kanë para syve çdo ditë por thjesht nuk u bie në sy, pasi këta individë, fshihen nga frika. Përpara se të dënohet dikush vetëm sepse dashuron dikë të të njëjtit seks, duhet të mendoni se është një njeri, pjesë e këtij vendi dhe që mund të jetë kushdo.
Pyetje: Me thoni tre arsye pse shqiptaret duhet te mirepresin apo mirekuptojne manifestimin tuaj ne 17 Maj?
Për të njohur realitetin e komunitetit LGBT, për të respektuar të drejtat tona për të jetuar të lirë, për të ndaluar masakrën sociale që u behet të rinjve LGBT nga paragjykimi apo dhe dhuna.
Pyetje: Nese ne nje situate hipotetike
