E Diel, 1 Nëntor 2026

Miratohet ligji: Raporti i Qeverisë, si do vendoset çmimi i tokave

Nga mbledhja e djeshme e komisionit te ligjeve

Ministria e Drejtësisë publikon studimin prej 24 faqesh për çmimin e pronave. Tërhiqet Alibeaj, kompensimi deri në 2014.

Vlera e tokës të rishikohet çdo vit, të inspektohen çdo 4 vite

Vlera e tokës duhet të rishikohet çdo vit. Ky është një ndër propozimet e raportit të shpërndarë dje në Komisionin e Ligjeve nga ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, gjatë miratimit të ligjit për kthimin dhe kompensimin e pronave. Raporti prej 24 faqesh, i hartuar nga Shoqata Ndërkombëtare e Vlerësuesve, ndalet në disa pika të rëndësishme që merren parasysh kur hartohet harta e vlerës së pronës.
Raporti
Sipas këtij raporti, vlerat e tokës duhet të rishikohen çdo vit. Së paku një herë në katër deri në gjashtë vjet pronat duhet të inspektohen fizikisht dhe të rivlerësohen. Qasja e krahasimit të shitjeve është metodë parësore në vlerësimin e tokës dhe preferohet gjithmonë kur janë të disponueshme shitjet e mjaftueshme. Në mungesë të shitjeve të mjaftueshme, teknika të tjera të përdorura në vlerësim masiv (grup pronash) përfshijnë caktimin e tokës, abstraksionin, përdorimin e parashikuar, kapitalizimin e rentës në terren dhe kapitalizimi i mbetur i tokës. Shoqata ka përcaktuar edhe një sërë karakteristikash të një prone, që duhen marrë parasysh gjatë përcaktimit të vlerës së tregut. Karakteristikat e pronës që do të mblidhen dhe mbahen si të tilla duhet të bazohen si më poshtë: faktorët që ndikojnë tregun në lokalitetin në fjalë; kriteret e metodave të vlerësimi që do të përdoren; kriteret e klasifikimit dhe të politikës së tatimit mbi pronën; kriteret e përdoruesve në nivel qeveritar apo edhe atyre privat; përfitimet marzhinale (fitimi) dhe kostot e mbledhjes dhe ruajtjes së karakteristikave të çdo prone, thuhet më tej në raport. Pas miratimit të disa ndryshimeve në ligjin për kthimin dhe kompensimin e pronave, nuk do të jetë më Parlamenti, por qeveria ajo që do të miratojë metodologjinë. Metodika e re do të ketë të përfshira pikërisht këto gjetje të raportit të titulluar standardet e vlerësimit të një grupi pronash të paluajtshme. Një manual i qartë, i plotë dhe i saktë i mbledhjes së të dhënave është thelbësor dhe duhet të hartohet, përditësohet dhe mirëmbahet si i tillë. Manuali i shkruar duhet të shpjegojë mënyrën se si duhet të mblidhen dhe regjistrohen zërat për çdo të dhënë. Fotografitë, shembujt dhe ilustrimet janë gjithmonë të dobishme në këtë drejtim, thuhet më tej në raportin e shpërndarë nga ministri i Drejtësisë.

Shitja e pronave
Në raportin e Shoqatës Ndërkombëtare të Vlerësuesve thuhet se të dhënat për shitjet janë të nevojshme në të gjitha llojet e aplikimit të metodës krahasuese të shitjeve, në përgatitjen e tabelave të llogaritjes së zhvlerësimit sipas modeleve të tregut në metodën e kostos dhe në llogaritjen e normës së kapitalizimit apo tarifave të mbajtura paraprakisht.

Raporti
. Karakteristikat e pronës që do të mblidhen dhe mbahen si të tilla duhet të bazohen si më poshtë: faktorët që ndikojnë tregun në lokalitetin në fjalë; kriteret e metodave të vlerësimi që do të përdoren; kriteret e klasifikimit dhe të politikës së tatimit mbi pronën; kriteret e përdoruesve në nivel qeveritar apo edhe atyre privat; përfitimet marzhinale (fitimi) dhe kostot e mbledhjes dhe ruajtjes së karakteristikave të çdo prone.

. Sasia dhe cilësia e të dhënave ekzistuese duhet të rishikohet. Nëse të dhënat janë të pakta dhe jo të besueshme, atëherë rezulton i nevojshëm rishqyrtimi i tyre. Kur të dhënat rezultojnë të besueshme, ato duhet të përdoren kurdoherë kur kjo është e mundur.

. Një manual i qartë, i plotë dhe i saktë i mbledhjes së të dhënave është thelbësor dhe duhet të hartohet, përditësohet dhe mirëmbahet si i tillë. Manuali i shkruar duhet të shpjegojë mënyrën se si duhet të mblidhen dhe regjistrohen zërat për çdo të dhënë. Fotografitë, shembujt dhe ilustrimet janë gjithmonë të dobishme në këtë drejtim.

. Të dhënat për shitjet janë të nevojshme në të gjitha llojet e aplikimit të metodës krahasuese të shitjeve, në përgatitjen e tabelave të llogaritjes së zhvlerësimit sipas modeleve të tregut në metodën e kostos dhe në llogaritjen e normës së kapitalizmit apo tarifave të mbajtura paraprakisht.

. Vlerat e tokës duhet të rishikohen çdo vit. Së paku një herë në katër deri në gjashtë vjet pronat duhet të inspektohen fizikisht dhe të rivlerësohen. Qasja e krahasimit të shitjeve është metodë parësore në vlerësimin e tokës dhe preferohet gjithmonë kur janë të disponueshme shitjet e mjaftueshme. Në mungesë të shitjeve të mjaftueshme teknika të tjera të përdorura në vlerësim masiv (grup pronash) përfshijnë caktimin e tokës, abstraksionin, përdorimin e parashikuar, kapitalizimin e rentës në terren dhe kapitalizimi i mbetur i tokës.

Drejtoria
Në ndryshimet e propozuara nga Alibeaj thuhet: Çdo institucion shtetëror, veprimtaria e të cilit lidhet apo ka përgjegjësi mbi procesin e njohjes, kthimit dhe kompensimit të së drejtës së pronës, është i detyruar të bashkëpunojë dhe të sigurojë informacionin apo dokumentacionin e kërkuar nga Ministria e Drejtësisë, si dhe të raportojë arsyet e mospërmbushjes së një mase apo rekomandimi të kërkuar. Ministria e Drejtësisë i ushtron këto përgjegjësi nëpërmjet Drejtorisë së Koordinimit.

Të dhënat
Në pikën 1, paragrafi i 6, u bë një ndryshim sa i takon bazës së të dhënave. Me konsensus mes relatorit dhe ministrit të Drejtësisë, u ra dakord që baza e të dhënave shtetërore të vlerësimin të pasurive të paluajtshme krijohet me vendim të Këshillit të Ministrave, në të cilin përcaktohen: a) institucioni administrues i bazës së të dhënave shtetërore; b) të dhënat parësore dhe dytësore; c) dhënësin/dhënësit e informacionit; ç) ndërveprimi me bazat e tjera të të dhënave; d) niveli i aksesimit për subjektet e interesuara.

Vlerësimi i tokave me teknika të besueshme
Shoqata Ndërkombëtare e Vlerësuesve u ka kushtuar një rëndësi të madhe edhe ekspertëve që do të bëjnë vlerësimin e tokave. Sipas raportit të depozituar në Komisionin e Ligjeve, stafi i brendshëm duhet të ketë besim në vlerësime dhe të jetë i aftë të shpjegojë dhe ti mbrojë ato. Ky besim fillon me aplikimin e teknikave të besueshme të vlerësimit, përgatitjen e raporteve përkatëse të vlerësimit dhe rishikimit të vlerave paraprake. Mund të jetë e dobishme që të ketë raporte që rendisin çdo parcelë, karakteristikat e saj dhe vlerën e saj të llogaritur. Parcelat me karakteristika të pazakonta, vlera ekstreme ose ndryshime ekstreme në vlerë duhet të identifikohen për rishikim të mëtejshëm individual. Raporti pritet të jetë një bazë e rëndësishme në metodologjinë e re që do të miratohet nga Këshilli i Ministrave.

Komisioni: Debati, sot amendamentet për tokat bujqësore
Komisioni i Ligjeve do të shqyrtojë sot dy projektligje për tokat bujqësore. Fillimisht do të diskutohen ndryshimet në ligjin Për kalimin në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore dhe më pas ndryshimet Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore. Për të dyja këto projektligje ka paraqitur amendamente deputeti i Partisë Republikane, njëherësh ministër i Mjedisit, Fatmir Mediu. Nga ana tjetër, opozita pritet ti kundërshtojë ato njësoj në një javë më parë, kur u bë diskutimi në parim.

Ligji i pronave, tërhiqet Alibeaj

Maxhoranca, në Komisionin e Ligjeve, ka miratuar dje ndryshimet në ligj, opozita abstenon

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›