Rada kundër “kuvendit krahinor të Kosovë e Metohisë”

Deputetja e Listës unike në Kuvendin e Kosovës, Rada Trajkvoiq ka deklaruar për mediet serbe se formimi i “kuvendit të përkohshëm krahinor të Kosovë e Metohisë” është i dëmshëm dhe ai nuk mund të zëvendësojë Bashkësinë e Komunave serbe në Kosovë.
Dje përfaqësues të të serbëve të veriut formimin e “kuvendit krahinor të Kosovës e Metohisë” e shtynë për në muajin korrik.
Kundër këtij “kuvendi” është edhe Qeveria e Serbisë./Indeksonline/