E Shtunë, 31 Tetor 2026

Radcliffe Isha i varur nga alkooli

Daniel Radcliffe, aktori që është bërë i famshëm falë personazhit të Harry Potter, ka theksuar se abuzonte me alkoolin, por tashmë e ka kaluar këtë problem.

21-vjeçari tregoi se kur mbushi 18 vjeç filloi të pëlqente jashtë mase uiskin dhe festat deri në orët e para të mëngjesit.

“Pija shumë në mënyrë që të shijoja më shumë ato që po më ndodhnin. Kishte disa momente kur doja të kisha stilin e jetës së personave të famshëm”, u shpreh britaniku për revistën ‘GQ’.

“Kam qenë shumë me fat sepse fotografët nuk më kanë fotografuar kurrë në gjendje të dehur”, shtoi aktori, i cili ka një pasuri prej 53 milionë dollarësh të fituara nga saga e filmave ‘Harry Potter’.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›