Berisha e blindon Kalmarin

Etrit Berisha vazhdon të shkëlqejë në portën e Kalmarit. Me aktivizimin e 21 vjeçarit në formacionin titullar në vend të portierit legjendar Petter Waste, Kalmar nuk di për humbje. Berisha nuk ndalet me kaq, ai synon të zë vend të sigurt në ekipin e parë të Kalmarit.
“Dua të jem portieri i parë. Paraqitjet e mira në ndeshjet e kaluara më kanë shtuar besimin. Ndiej se jam duke u përmirësuar vazhdimisht”, tha Berisha për ForbollDirekt.se pas një tjetër paraqitjeje të mirë të dielën në fitoren 1-0 ndaj Helsingborgut.
“Ndeshja kundër Helsingborgut ishte më e mira në karrierën time. Nuk besoj se ka pasur ndonjë ndeshje më parë ku kam luajtur më mirë”, shtoi ai.
Porta e Berishës mbeti e pamposhtur, ndërsa ishte ky takimi i tretë gjatë këtij sezoni që Kalmaar nuk pranoi gol. Portieri kosovar është në rrugë të mirë të konfirmohet si portieri i parë i ekipit.
“Për këtë kam luftuar prej kur kam ardhur në klub. Edhe sezonin e kaluar kam besuar se mund të bëhem portieri i parë, andaj tani nuk jam i befasuar”, vazhdoi ai.
Berisha ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj Wastes – pavarësisht dëshpërimit të parë të këtij në fund në 15 vitet e kaluara në klub – dhe ka respekt të madh për sfiduesin e tij.
“E di se ai është legjendë këtu dhe ka kaluar kohë e gjatë prej që ai mbron portën e ekipit. A ndjej emocione kur e shoh në bankinë ? Nuk e di se çka të them. Është vështirë për mua të them diçka rreth kësaj. Por, i tillë është futbolli. Është trajneri ai që vendosi për gjëra të tilla” theksoi Berisha.
Ish portieri i 2 Korrikut nga Prishtina ende nuk ndihet si portier i parë i Kalmarit edhe pse i është besuar kjo detyrë në xhirot e kaluara.
“Nuk mund të them, por kam vetëbesim dhe ndihem mirë derisa synoj të përmirësohem vazhdimisht”, deklaroi ai.
Kalmar është ngjitur në pozitën e gjashtë në kampionatin suedez, pas startit katastrofik të sezonit. Berisha është prej më meritorëve në rezultatet pozitive të ekipit në xhirot e fundit. “Duhet t’u shmangemi gabimeve. Do të jem i kujdesshëm dhe i kam thënë vetes të punoj me besim duke treguar fuqinë, por edhe qetësinë time”, përfundoi ai.