Nga festa në kaos

Më tepër se 100 njerëz u arrestuan derisa festa e titullit të dytë të njëpasnjëshëm dhe gjithsejtë i 20-ti për Barcelonën në La Liga u shndërrua në dhunë, ka njoftuar policia spanjolle të hënën. Shërbimet emergjente po ashtu trajtuan 32 anëtarë të sigurimit, thuhej në një komunikatë të policisë.
Mbi 40 mijë njerëz festuan titullin e kampionit të Barcelonës në rrugët e qytetit të dielën mbrëma. Kremtja zgjati deri në orët e hershme të mëngjesit, por e tëra nuk arriti të kalojë pa probleme.
Disa tifozë të zjarrtë u ballafaquan me policinë pas shkatërrimit të pronës publike dhe i shpallën luftë autoriteteve të rendit, të cilët i sulmuan me gurë dhe shishe e çka do që u vinte në duar.
Policia reagoi ashpër: 104 persona të arrestuar, ndërsa 119 të tjerë kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Për fat nuk pati asnjë të lënduar rëndë. Për shumicën e të arrestuarve policia do të ngritë padi për prishje të rendit dhe qetësisë si dhe sulm ndaj tyre. Është interesant se rreth 200 tifozë të Barcelonës e festuan titullin në shesin e Madridit, Plaza de Cibeles.
Janë grumbulluar te fontana, vend ku tubohen tifozët e Real Madridit në rast të kremtes së ndonjë titulli. Por, kësaj here ata u desh të dëgjojnë provokimet e tifozëve të Barcelonës, të cilët brohorisnin “Madrilen, përshëndeteni kampionin! dhe “Alcorcon, Alcorcon” (ekipi i Ligës së Tretë që e eliminoi Real Madridin nga Copa del Rey), mirëpo policia u përkujdes për sigurinë e tyre.
Barcelona e festoi titullin e katërt në La Liga në gjashtë sezonet e fundit, derisa përfundoi edicionin me tri pikë më tepër se rivali kryesor, Real Madrid.
Gjiganti katalan në vitin 2010 fitoi edhe Superkupën e Spanjës dhe të Evropës së bashku me titullin e parë në Kampionatin botëror të klubeve. Ata janë kampion të Evropës në fuqi, triumf të cilin nuk do të mund ta përsërisin këtë vit, pasi janë eliminuar në gjysmëfinale të garës nga Inter.