Barcelona humb Iniestan dhe Sanchezin

Barcelona humbi mesfushorin Andres Iniesta dhe sulmuesin Alexis Sanchez për shkak të lëndimeve që pësuan në ndeshjen e së mërkurës mbrëma kundër Real Madridit.
Iniesta u zëvendësua pas gjysmë ore lojë pas një dëmtimi në këmbën e majtë. Klubi ka njoftuar se ai do të mungojë për rreth dy javë. Kurse, Alexis i cili kishte qëndruar jashtë fushës në fillim të sezonit për shkak të një lëndimi, u zëvendësua në minutën e 79-të nga Javier Mascherano pasi dëmtoi krahun.
Edhe kiliani pritet të mungojë për një ose dy javë. Barcelona takohet me Villarrealin të shtunën në La Liga.
Kampionit të Spanjës tashmë një kohë i mungojnë të lënduarit e tjerë, sulmuesi David Villa, mesfushori Ibrahim Afellay dhe mbrojtësi Andreu Fontas.