Frika nga “vejushat e zeza”

Rusia ka identifikuar të vejen 17 vjeçare të një militanti nga Kaukazi si një nga sulmueset vetëvrasëse, të cilat ndërmorën sulmet me bomba në Moskë, kanë njoftuar sot mediet.
Duke cituar burime të afërta me hetimet, e përditshmja ruse, Kommersant, theksoi se 17 vjeçarja nga Dagestani, Dzhennet Abdurahmanova, është një prej dy sulmueseve vetëvrasëse, që hodhën vetën të hënën në ajër në Metronë e Moskës.
Kjo gazetë publikoi fotografinë e Abdurahmanovas, të mbuluar me shami, në të cilën ajo mund të shihet me bashkëshortin e saj të vrarë, Umalat Magomedovin.
Këto raporte u publikuan në momentin kur Rusia mbetet e tendosur, pas sulmeve në Moskë dhe pas sulmit tjetër të dyfishte vetëvrasës, të ndërmarrë të mërkurën në Dagestan, me ç’rast humbën jetën 12 persona.
Gjatë vizitës së tij të paparalajmëruar të enjten në Dagestan, presidenti i Rusisë, Dimitri Medvedev, kërkoi ndërmarrjen e masave të ashpra kundër terrorizmit.
Kommersant theksoi se bashkëshorti i Abdurahmanovas, Magomedov, ka qenë një kryengritës islamik nga Dagestani, i cili është vrarë gjatë një operacioni të sigurisë, të ndërmarrë vitin e kaluar, raportoi gazeta, duke cituar një hetues në Dagestan.
Hetuesit rusë besojnë se Abdurahmanova është përgjegjëse për sulmin e parë prej dy sulmeve, të cilat u ndërmorën të hënën, me ç’rast u vranë 39 persona.
Sulmet drithëruan Rusinë, duke përkujtuar valën e sulmeve vetëvrasëse, të ndërmarra në fillim të dekadës nga të ashtuquajturat të “Veja të zeza”, femra që ishin të afërta me meshkujt, të cilët janë vrarë nga forcat ruse.
Zyrtarisht, hetuesit ende nuk e kanë identifikuar sulmuesen e dytë, por disa burime theksuan se bëhet fjalë për një femër çeçene, të quajtur Marka Ustarkanova, e cila ka qenë gjithashtu e martuar me një militant nga Kaukazi, njoftoi Kommersant.
Ustarkanova është e veja e kryengritësit nga qyteti çeçen Gudermes, Said Kizirijevit, i cili është vrarë në tetor të vitit të kaluar, raportoi Kommersant.
Sidoqoftë, një burim nga radhët e forcave çeçene të sigurisë i tha agjencisë RIA Novosti, se hetuesit e kanë studiuar fotografinë e Ustarkanovas, e cila në Çeçeni konsiderohet si e zhdukur dhe se ajo nuk përputhet me profilin e sulmueses në Moskë.
Dy femrat, të cilat ndërmorën sulmet, besohet se janë nisur me autobusë nga qyteti Kizliar në Dagestan, ku ndodhën sulmet e së mërkurës, si pasojë e të cilave humbën jetën 12 persona dhe se ato në Moskë kanë arritur të hënën në mëngjes.
Sot, forcat e sigurisë theksuan se kanë çaktivizuar një bombë tjetër në varrezat e Kizliarit.
Grupi islamik “Emirati i Kaukazit”, i cili po zhvillon kryengritjen për formimin e një shteti islamik në Kaukaz, mori përgjegjësinë për sulmet në Moskë, me anë të një video-porosie të udhëheqësit të këtij grupi.
Doku Umarov, të cilin forcat ruse kanë bërë disa herë përpjekje për ta vrarë, theksoi se ai personalisht ka dhënë urdhrin për sulmet në Moskë.
“Është ky një akt legjitim i hakmarrjes, për shkak të vrasjes së civilëve në Kaukaz”, deklaroi Umarov në porosinë e tij.
Rusia për vite me radhë ka luftuar kryengritjes në rajonet myslimane të Kaukazit Verior, por sulmet e së hënës ishin hera e parë pas gjashtë viteve, që dhuna u përhap edhe në kryeqytetin e Rusisë.