Radhë emigrantësh në doganën e Kapshticës

Pika e kalimit kufitar në Kakshticë edhe gjatë 24 orëve të fundit ka shënuar një numër të lartë të emigrantëve të cilët kthehen në Shqipëri për pushimet verore.
Në këtë pikë kufitare janë shënuar sot radhë emigrantësh në anën greke dhe në tokën neutrale mes dy doganave.
Sipas informacioneve të fundit pala shqiptare punon me 8 sportele, ndërsa dogana greke punon me 4 sportele. Deri më tani kanë hyrë 8400 persona dhe kanë dalë jashtë kufirit 3700 të tjerë.
Ndërkohë fluks emigrantësh është regjistruar edhe në doganën e Kakavijës si dhe në portin e Durrësit.