E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vijon dita e 13-të e grevës, ACR-ja pranon rritjen e pagës

Kompania koncesionare “ACR” u ka konfirmuar rritjen e pagës në masën 20% si dhe fton palët të ulën për bisedime të mëtejshme me qëllim zgjidhjen e situatës së krijuar në Bulqizë. Përmes një letre, administrator i ACR-së Giga Bedineeishvili ju është drejtuar punonjësve të minierës së Bulqizës që të shmangin grevën e urisë dhe të rikthehen në punë. Por nga ana tjetër, kryetari i konfederatës së sindikatave Kol Nikolla i është drejtuar prokurorisë së Tiaranës përmes një kallëzimi penal kundrejtë administratorit të firmës austriake ACR, të cilin e akuzon për shfije dhe manipulim të situatës së grevistëve. Lidhur me deklaratën METE që kërkon uljen e palëve për bisedime Nikolla në një transpemtim të drejtëpërdrejtë satelitor në “Ora News” e cilëson pozitive dhe një mbështetje më shumë për minatorët e Bulqizës.
“METE është zgjuar dhe është vënë përkrah me minatorët për të zgjidhur kërkesat tona. Ne e kemi pritur prej kohësh që Ministria të shprehej në lidhje me problemet e minatorëve” theksoi Nikolla.

Po ashtu, Nikolla thekson se gjendja e grevistëve është rënduar së tepërmi, ndërsa hedh akuza kundër kompanisë koncesionare se ka braktisur ambientet e minierës së Bulqizës, që prej kohës kur punonëjsit kanë filluar protestat.
Ne kërkojmë të nënshkruajmë një marrëveshje në zbatim të ligjit shqiptar. Të gjtiha akuzat i kemi hedhur poshtë dhe i kemi hyrë rrugës ligjore. Ne sot kemi një problem jetësor për jetën e minatorëve dhe problemi tjetër është mirëmbajtja e miniereës pasi ajo është në momentet e fundit të ekzistencës së saj pasi ka 40 ditë papunë. Janë shembur disa pjesë të galerisë, lagështira ka bërë punën e vet dhe janë djegur linjat” theksoi më tej Nikolla.
Gjithashtu Nikolla ka theksuar në një konferencë për shtyp se minatorët janë duke përgatitur një peticion i cili do t`i drejtohet presidentit të republikës që të nisin procedurat që kompanisë ACR ti hiqet licensa . Sot minatorët kanë shënuar ditën e 13 të grëves së urisë, ndërsa 13 grevistët e mbetur ndodhen në gjendje të përkeqësuar shëndetësore.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›