E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afati per demshperblimin, deri ne fund te vitit

Te ndare ne dy shoqata te ndryshme ish te perndjekurit politike, te drejtuar nga Kurt Kola, vijojne ankesat per mos marrjen e parave ne forme demshperblimi.

Duke cituar ligjin per demshperblimin e ish te denuarve politike, kryetari i shoqates per kete kategori, Kurt Kola, tha dje per Gazeten "Koha Jone", se ashtu sic e thote edhe ligji, te gjithe ish te perndjekurit duhet te marrin nje pjese nga fondi per demshperblimin e tyre, sa do i vogel qe te jete, brenda vitit 2009. Behet fjale, per te perfituar nga fondi i buxhetit te shtetit si demshperblim rreth 4.000 emra te ish te denuarve politike. Nga keta, vetem 2.000 emra jane pranuar nga qeveria per demshperblim, nderkohe qe jane 15.000 ata qe pretendojne dhe duhet te demshperblehen, sipas ish te perndjekurve. Sipas Koles, eshte e pamundur qe te zbatohet ligji me keto ritme, sepse kur nuk jane demshperblyer as 4.000, si mund te pritet qe te marrin nga nje pjese te vogel torte, te gjithe ish te denuarit per kete vit. Ai u shpreh se cdo dite, qe kalon ish te denuarit politike, irritohen edhe me shume sepse ligji i miratuar bujshem nuk po zbatohet. Kola theksoi se keste nga buxheti i shtetit, nuk do te mund te marrin te gjithe, ashtu sic pritej kete vit. Sipas kreut te Shoqates se ish te Perndjekurve, te gjithe ata qe perfitojne nga ligji per denimet e kryera padrejtesisht, i kane plotesuar me detaje dosjet qe kerkohen. Rreth 90% e ish te denuarve sipas Koles, i kane dorezuar dosjet, madje dhe plotesimet apo saktesimet e tjera te kerkuara.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›