E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milo: Bashkepunimi PD-LSI, nuk ka jete te gjate

Kryetari i Partise Demokracia Sociale, Paskal Milo, ka deklaruar diten e djeshme se qeverisja, qe do te vije si pasoje e bashkimit te koalicioneve Partia Demokratike - Levizja Socialiste per Integrim, nuk e ka "jeten" e gjate. Sipas tij, kjo qeverisje kerkon nje klime te shendetshme dhe per me teper duhet te kete mbeshtetje ne Parlament. "Nese ruhen ne Kuvendin e Shqiperise keto raporte politike qe kemi tani pas zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit, qeverisja nuk do te jete e lehte, do te jete e veshtire dhe pa dyshim qe une nuk i jap "jete" te gjate", vlereson koalicionin e ri qeverises, Paskal Milo. Sipas tij, nje qeverisje e shendetshme ka nevoje per nje mbeshtetje te gjere parlamentare. Ai thote se ne menyre te vecante, kete nevoje e kane ato qe quhen reforma, te cilat kane nevoje per 84 vota, 83 apo 82. "Ne rast se keto raporte nuk do te ndryshojne, sic eshte bere edhe gjate sesionit te kaluar, deputetet jane trafikuar dhe ku Berisha shpreson qe te vazhdoje me kete procedure atehere do te kemi nje qeverisje me jete te shkurter", eshte shprehur lideri i Partise Demokracia Sociale. Milo gjithashtu deklaron se nje qeverisje e shendetshme ka nevoje per mbeshtetje te gjere parlamentare, vecanerisht ato reforma qe kane nevoje te miratohen me 84 vota ne parlament. Ikja e partise se majte, Levizja Socialiste per Integrim drejt koalicionit te djathte, per te qeverisur sebashku me Partine Demokratike, ka sjelle reagimin e ashper te koalicionit "Bashkimi per ndryshim", i cili kryesohej nga kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›