Radikalët kërkojnë ndjekje penale për Tadic: Po njeh Kosovën
BEOGRAD- Partia Radikale Serbe ka kërkuar nga Prokuroria që të nisë procedurat penale kundër presidentit Boris Tadic, kryeministrit Mirko Cvetkovic, të ashtuquajturit ministër për Kosovën, Goran Bogdanovic, dhe shefit të ekipit negociator, Borislav Stefanovic, pasi janë përfshirë në procesin e “njohjes së pavarësisë së Kosovës”.
Në konferencën e sotme për mediat mbajtur në Kuvendin e Serbisë, opozitari Boris Aleksic, ka theksuar se personat e sipër përmendur kanë shkelur Kodin penal dhe se me marrëveshjet me Prishtinën kanë rrezikuar tërësinë territoriale të Serbisë, raporton Telegraf.
“Nuk e kemi të qartë se përse prokuroria nuk ka reaguar, pasi është e qartë se regjimi i Boris Tadicit, është lëshuar në njohjen faktike të pavarësisë së Kosovës”, - tha Aleksic.
(el.me/BalkanWeb)