E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, zjarr në një apartament

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një apartament në katin e katërt të një pallati në rrugën e “Qelqit” në afërsi të Kombinatit.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur pak kohë më parë, ndërsa nga të dhënat paraprake thuhet se shkak për të ka qenë një bombol gazi brenda apartamentit.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat kanë lokalizuar dhe më pas kanë shuar zjarrin në banesë.

Ndërkohë policia raporton se nuk ka pasur asnjë të lënduar vetëm dëme materiale.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›