Tiranë, ndeshja finale e Botërorit të shahut, për femra
TIRANE- Ka nisur zyrtarisht në Tiranë finalja e Botërorit për femra në shah, me kinezen Hou Xhifan dhe indianen Hampi Koneru, që do të sfidojnë njëra-tjetrën në titullin më të rëndësishëm të këtij sporti. Presidenti i Federatës Shqiptare të Shahut Rezart Taçi dhe ai i Federatës Botërore Kirsan Iliumzhinov, i kanë dhënë startin ndeshjes së parë nga 10 të tilla që do të zhvillohen në kryeqytetin shqiptar.
Hou Xhifan dhe Hampi Konueru janë shumë të reja, megjithatë ato janë që tani dy nga shahistet më të mira në botë. Ndeshja mes tyre do të ndiqet me një vëmendje të veçantë në dy vendet më të mëdha të Botës, Kinë e Indi. Kjo është hera e parë që finalja e Botërorit të shahut zhvillohet në Tiranë. Për ditën e fundit, pritet që në Shqipëri të vijë edhe presidenti i fundit i Ish-Bashkimit Sovjetik, Mihail Gorbaçov.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)