KLD rikthen Simonin te Krimet e Rënda, transferon 16 gjyqtarë

Këshilli i Lartë i Drejtësisë, në mbledhjen e ditës së sotme u fokusua në vlerësimin me procedurë të përshpejtuar të kandidatëve për kryetarë, në vendet tashmë të shpallura vakante.
Këshilli delegoi në detyrën e Kryetarit të Gjykatës së Apelit Tiranë, Alaudin Malaj, deri në përfundimin e procedurave për emërimin e kryetarit të kësaj gjykate. Njëkohësisht, në rendin e ditës ishin përfshirë plotësimet e vendeve vakante në disa gjykata të rretheve gjyqësore, ku pas procedurës së votimit, u shpallën fitues kandidatët në vijim:
1. Artan Gjermëni, aktualisht gjyqtar në gjykatën e rrethit gjyqësor Elbasan, transferohet në gjykatën e rrethit gjyqësor Tiranë.
2. Vesel Bako, aktualisht gjyqtar në gjykatën e rrethit gjyqësor Mat, transferohet në gjykatën e rrethit gjyqësor Kurbin.
3. Eneida Civici, aktualisht gjyqtare në gjykatën e rrethit gjyqësor Vlorë, transferohet në gjykatën e rrethit gjyqësor Tiranë.
4. Vjosa Çela, aktualisht gjyqtare në gjykatën e rrethit gjyqësor Korçë, transferohet në gjykatën e rrethit gjyqësor Tiranë.
5. Brunilda Kadi, aktualisht gjyqtare në gjykatën e rrethit gjyqësor Fier, transferohet në gjykatën e rrethit gjyqësor Tiranë.
6. Marinela Nuni, aktualisht gjyqtare në gjykatën e rrethit gjyqësor Vlorë, transferohet në gjykatën e rrethit gjyqësor Tiranë.
7. Rilinda Selimi, aktualisht gjyqtare në gjykatën e rrethit gjyqësor Fier, transferohet në gjykatën e rrethit gjyqësor Tiranë.
8. Irena Hoxha, aktualisht gjyqtare në gjykatën e rrethit gjyqësor Dibër, transferohet në gjykatën e rrethit gjyqësor Tiranë.
9. Julian Haxhiu, aktualisht gjyqtar në gjykatën e rrethit gjyqësor Lezhë, transferohet në gjykatën e rrethit gjyqësor Tiranë.
10. Arben Mullaj, aktualisht gjyqtar në gjykatën e rrethit gjyqësor Kavajë, transferohet në gjykatën e rrethit gjyqësor Tiranë.
11. Astrit Shema, aktualisht gjyqtar në gjykatën e rrethit gjyqësor Gjirokastër, transferohet në gjykatën e rrethit gjyqësor Vlorë.
12. Arbana Selmanaj, aktualisht gjyqtare në gjykatën e rrethit gjyqësor Pukë, transferohet në gjykatën e rrethit gjyqësor Vlorë.
13. Arqile Basho, aktualisht gjyqtar në gjykatën e rrethit gjyqësor Gjirokastër, transferohet në gjykatën e rrethit gjyqësor Vlorë.
14. Anastasi Shehu, aktualisht gjyqtare në gjykatën e rrethit gjyqësor Krujë, transferohet në gjykatën e rrethit gjyqësor Vlorë.
15. Ervin Trashi, aktualisht gjyqtar në gjykatën e rrethit gjyqësor Gjirokastër, transferohet në gjykatën e rrethit gjyqësor Vlorë.
16. Skënder Haluca, i propozohet Presidentit të Republikës të emërohet gjyqtar në gjykatën e rrethit gjyqësor Vlorë.
Këshilli, trajtoi jashtë rendit të ditës dhe problemin e drejtimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, duke marrë shkas nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur javën e kaluar, lidhur me humbjen e disa provave materiale, si dhe kalimit të afatit 3 mujor të komandimit në këtë detyrë. Për shkak të statusit të znj. Etleva Deda, si kryetare e komanduar, me propozim të Ministrit të Drejtësisë, nuk u vijua me procedim disiplinor, por me kërkesë për revokim të vendimit të mëparshëm. Pas diskutimeve, u vendos revokimi i vendimit të mëparshëm për delegimin e gjyqtares Etleva Deda në krye të gjykatës, si dhe delegimin në atë funksion, të gjyqtarit të kësaj gjykate, Sandër Simoni, i cili edhe më parë ka drejtuar këtë gjykatë.