E Diel, 1 Nëntor 2026

Radovan Karagjiq dhe Biljana Plavshiq denohen ne Paris

Padia ne emer te familjes Kovac eshte ngritur qysh ne vitin 2005 nga avokati francez Ivan Jurashinoviq bazuar ne faktin se Tribunali i Hages ne te cilin te akuzuarit jane ne gjyq per krime lufte ka lene ne dore te sistemeve gjyqesore kombetare procedurat per zhdemtimin e viktimave. U deshen mbi 30 seanca gjyqesore dhe pese vjet e gjysem procedura per tu provuar se drejtesia franceze ka te drejte te mirret me nje proces te tille. Perfundimisht gjykata franceze vendosi Karagjiqi dhe Plavshiqi duhet ti paguajne familjes Kovac nje kompensim prej 201.500 euro.

Kjo eshte nje fitore e madhe e drejtesise per shkak se keta kriminele te luftes u denuan ne Paris ashtu si nuk jane denuar deri tani ne Hage tha per Deutsche Wellen Zuhra Kovac pas shpalljes se vendimit. Ate qe nuk arriti ta bej Gjykata e Hages e beri gjykata e Parisit. Tani ndjehem me mire moralisht. Nuk jane ne pyetje vetem parate mund te me kuptoni kjo eshte nje fitore morale. Ne e kishim filluar procesin kunder tyre por nuk e dinim se a do te fitojme se a do tia dalim deri ne fund thote Zuhra Kovac.

Vuajtjet e luftes

Anetaret e familjes Kovac nga rrethina e Foces nuk i kane harruar ende vuajtjet dhe traumat e kohes se luftes. Babai i familjes Adili i vuan ende torturat e anetareve te Ushtrise se Republikes Serbe te cilet ne prill te vitit 1992 kishin rrethuar shtepine e tyre. Ai eshte rrahur aq rende nga ushtaret saqe gruaja dhe dy femijet e tij atehere te mitur kishin menduar se kishte vdekur. Shtepia e tyre ishte e djegur me gjithcka kishin brenda dhe ata ishin nisur ne rrugen e mergimt per te gjetur azil ne qytetin francez Angers ku edhe takuan avokatin e ri qe filloi te mirret me kete proces.

Bildunterschrift Pas shqiptimit te vendimit kunder Karaxhiqit dhe Plavshiqit

Avokati Jurashinoviq me origjine nga Bosnja por i lindur ne France perfundoi me sukses proceduren e pare civile per demshperblime te luftes para ndonje gjykate evropiane. Sot ishte nje dite e vecante. E kishim pritur kete vendim nje kohe kaq te gjate. Une jam shume i kenaqur me rezultatin. Nuk eshte denuar vetem Biljana Plavshiqi por edhe Radovan Karagjiqi. Bile ai per dallim nga Biljana Plavshiqi nuk eshte denuar ne Hage dhe gjykata e Parisit gjeti mjaft prova per fajesine e tij ne baze te se cilave mund ta denoje ate. Ky eshte nje vendim historik. Ai relativizon edhe rolin e Tribunalit te Hages. Pavaresisht vendimit qe do te mirret ne Hage zoti Karagjiq per drejtesine franceze eshte kriminel lufte tha avokati Jurashinoviq.

Avokati Jurashinoviq ka paditur edhe Momqillo Krajshnikun dhe Ratko Mlladiqin. Megjithate gjykata parisiane tha se nuk eshte kompetente per denimin e Krajshikut ndersa Mlladiqin do te denojne kur te kapet nga autoritetet e drejtesise dhe te dergohet ne Hage.

Autor Xhevad Sabljakoviq / Esat Ahmeti

Redaktoi Angjelina Verbica

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›