Rafa Benitez i rilindur te Interi

Ne fillim te ketij sezon trajneri i Mancester Junaitid Aleks Fergusoni u pyet ne lidhje me caktimin e Rafael Benitezit si zevendesues i Hoze Murinjos se Realit te Madridit te Interit. Fergusoni dha nje pergjigje karakteristike te tij Me i fituar doli Madridi nuk ka dyshim per kete duke nenkuptuar se Interi do te dobesohej nen drejtimin e spanjollit. Ne fakt midis Fergusonit dhe Benitezit nje ish-trajner i Liverpulit ka pasur nje antipati te perhershme. Pas tre muajve ne udheheqjen e Benitezit kampionet e Italise dhe Europes opinionet kane nisur te ndryshojne. Ngadale por sigurt spanjolli eshte duke fituar zemrat dhe mendjet e tifozeve duke fituar autoritet ne shtypin me te rendesishem italian qe kishte nje raport dramatik me Murinjon.
Nje nisje solide dhe pse jo spektakolare ne Serine A - Interi eshte ne vendin e dyte kater pike pas liderit surpize Lacio - mjaftoi per te hedhur poshte dyshimet ne mbrojtjen e titullit te Liges se Kampioneve perpara ndeshjes kunder Totenhemit ne Uajt Hart Lan te marten ne mbremje. Barazimi 2-2 ne Holande me Tventen u ndoq nga nje fitore 4-0 kunder Verder Bremenit dhe nje pjese e pare shkaterruese ndaj Spersave ne San Siro gjate se ciles Interi luajti nje futboll qe rralle ishte pare nen drejtimin e Murinjos.
Me gjithe se Garet Bejl shenoi nje hat-trick per londinezet duke ngushtuar rezultatin ne 4-3 Totenhemi beri shume pak per te lene nje pershtypje se titullmbajtesit e Europes do te mundeshin nga anglezet. Ne nje fare menyre futbolli i tyre eshte me i mire se i vitit te kaluar - tha Xhon Fut autori i librit Historia e futbollit italian. Eshte me pak i mbyllur me pak katenaco qe Murinjo pelqente te luante. Pjesa e pare kunder Totenhemit ishte shenje e nje futbolli ekspansiv dhe ekipi tani mund te luaje edhe me sy mbyllur. Eshte shume e qarte se ata do ta perfundojne sezonin me trofe ne fund te tij.
Analisti i futbollit italian Tor-Kristian Karles tha se Interi i Benitezit eshte me pak i rrezikuar ne prapavije dhe e perthith me mire presionin se sa kur luante nen Murinjon ne sezonin 2009-2010. Ekipi e mban topin me shume nen drejtimin e Benitezit dhe linja e mbrojtjes eshte me lart e vendosur ne fushe - shtoi Karlsen nje zbulues shume i udhetuar dhe nje kolumnist i rregullt i revistes Calcio Italia. Murinjo ishte me shume i fokusuar ne mbrojtje dhe mbeshtetej me shume te kundersulmi dhe te magjia e lojtareve individuale se sa te kolektivi cka eshte me i preferuar me shume nga spanjolli. Per cfardo lloj arsyesh Benitezi kishte nje detyre te veshtire per te bere. Arritjet e Murinjos me fitimin e nje Treble te pa arritur me pare ne futbollin italian kampionatin kupen dhe Ligen e Kampioneve i garantonte pasuesit te tij te pakten ne mos deshtimin renien nga niveli i meparshem.
Kur rivalet e Serise A Milani dhe Juventusi shpenzuan rende per te formuar skuadrat e tyre per sezonin 2010-2011 Interi nuk zgjodhi te beje te njejten gje por nga ana tjeter shiti sulmuesin e talentuar Mario Baloteli te Mancester Siti. Benitezi pati besim te formacioni 4-2-3-1 i preferuar nga paraardhesi i tij portugez por i beri disa rregullime. Modifikimi kryesor i spanjollit ishte vendosja e Samuel Etose nga krahu i djathte ne rolin e tij te preferur si sulmues qendre. Ish-sulmuesi i Barcelones ju pergjigj duke shenuar 13 gola ne 12 ndeshje. Benitez u dha shanse dhe te rinjve me brazilianin 18-vjecar Kutinjo dhe francezin 22-vjecar Xhonatan Biabiani qe te dy te rikthyer nga huazimet. Dyshja ishte pjese perberese e fitores kunder Totenhemit duke i dhene dinamizem lojes sulmuese te Interit.
Une mendoj se Rafa eshte duke u dhene me shume shanse lojtareve - komentoi Fut. Te gjitha formacionet e Murinjos bazoheshin me shtyllen kurrizore te lojtareve te vjeter. Eshte kendshem te shikosh Rafen te eksperimentoj sado pak. Ka me shume presion mbi Uesli Shnajderin per te krijuar dicka por ata kane nevoje dhe per dike tjeter. Kutinjo duket se eshte i afte ta beje kete. Ne mars Murinjo se ai ishte i palumtur ne futbollin italian sepse une nuk i pelqej ata dhe ata nuk me pelqejne mua. Ai shprehu nje deshire te zjarrte per nje rikthim ne Premier Lige kur karizma dhe arroganca e tij te kujtonte trajnerin legjendar te Nontigem Forestit Brajan Klaf.
Ne kontrast me te Benitezi u tregoi nje karakter te rezervuar me shtypin ashtu sic bente dhe ne Angli por duke e bere nje ne menyre paska me stil te vjeter dhe me diplomatik ne Itali. Eshte interesante te shohesh se si ndahen tifozet e Liverpulit ne gjykimin per Rafen. Disa e duan apo e urrejne e konsiderojne gjeni apo idiot. Une nuk mund te kujtoj nje trajner apo lojtar tjeter qe zgjon emocione te perziera - shton Karlseni. Pako Loret biografi dhe shoku i ngushte i Benitezit tha Ai di si te dizenjonje sistemet dhe pine me ekipin. Benitezi duket se punon pas dyerve te mbyllura. Gjithcka qe rrethon klubin si media Benitezi e di sa te rendesishme jane por ai nuk i sheh si prioritet. Ne vitin 2005 Rafa Benitezi fitoi me ish-Liverpulin e tij Ligen e Kampioneve ne nje finale dramatike me Milanin. Ne 2010-n ai deshiron te fitoje me Interin.
RAFAEL BENITEZ
I lindur 16 prill 1960 Madrid
Ekipet Real Madrid B Real Valladolid Osasuna Extremadura Tenerife Valencia Liverpul Inter
Trofete dy kampionate spanjolle nje Lige te Kampioneve je Kuoe UEFA dhe nje Kupe te Anglise.
Redknap Te perfitojme nga ndeshja ne shtepi
Trajneri i Totenhemit Herri Redknap beson se formacioni i tij mund ti shkaktoje probleme Interit te marten ne mbremje. Kampioni ne fuqi i Europes do te vizitoje Uajt Hart Lajn kete jave duke mos humbur qofte dhe nje ndeshje te vetme ne fazen e grupeve te Liges se Kampioneve. Spersat vizituan se fundi Sans Siron duke regjistruar nje humbje 4-3 por me nje pjese te dyte fantastike qe arriti kulmin me tripleten e Garet Bejlit gjeja me pozitive e marre nga ajo ndeshje. Dhe tani ish-trajneri i Portsmuthit kembengul se rezultati ne Itali i ka dhene ekipit te tij me shume besim se ata mund tu krijojne shqetesime te medha djemve te Rafael Benitezit. Bosi i Totenhemit beson se atmosfera qe do te krijohet ne shtepi do te jete nje plus i madh per formacionin e tij. Ai tha Ne e dime se mund tu shkaktojme atyre probleme ne disa zona te caktuara por ata jane te rrezikshem me Uesli Shnajderin dhe Samuel Etone ne vijen e pare. Ata jane dy lojtaret kyc dhe jane shume te rrezikshem perpara portes. Une ui pashe ata kunder Celsit vitin e kaluar kur i eliminuan ata ishin me te vertete shkelqyer. Por do te jete nje atmosfera e madhe ne Uajt Hart Lajn dhe eshte nje ndeshje ku ne kemi shanse te medha. Interi ka mbrojtes me pervoje si te Luso Valter Samuel dhe Havier Zaneti. Ata jane plot me lojtare me eksperience. Interi eshte nje ndeshje e madhe per ne por ne jemi gati te marrim dicka kunder tyre pasi une mendoj se Verder Bremeni mund ta munde Tventen.
Rafa Benitezi rikthehet ne Angli
Trajneri i Interit Rafael Benitez do te rikthehet per here te pare ne Angli qysh kur ai u largua nga drejtimi i Liverpulit veren e kaluar. Interi i tij eshte kryesuesi i grupit A me tri pike me shume se kundershtari i radhes Totenhemi. Ne fakt tri ndeshjet e fundit te Benitezit ne Uajt Hart Lajn si drejtues i Liverpulit perfunduan te gjitha me deshtime. Kampionet ne fuqi te Europes do te sigurojne nje vend ne 16 me te miret e turit te dyte ne rast do te fitojne te marten ndaj Spersave. Ne udhetimin e fundit ne Angli Interi fitoi 1-0 ndaj rivalit londinez te Totenhemit Celsit fale nje goli te Samuel Etose.
Bejl gati te godase serish
Djaloshi 21-vjecar i Totenhemit Garet Bejl dha nje shfaqje thriller dy jave me pare ne San Siro duke shenuar tre gola ne humbjen 4-3 te skuadres se tij kunder Interit por trajneri i tij Herri Redknap beson se ai mund te behet akoma me i mire. Bejl ishte ne qender te bisedimeve ne mbare Europen pas hat-trick-ut te tij. Trajneri Redknap pranoi Bejl eshte nga qe di te qendroje me kembe ne toke. Trajneri e la pushim disa dite dhe me baterite e rikarikuara Bejli eshte i gatshem te godase serish. Totenhemi renditet ne vendin e dyte ne grupin A me kater pike tri me pak se Interi.
Interi vs. ekipeve angleze
Interi ka zhvilluar 12 ndeshje kunder ekipeve angleze duke pasur kete bilanc 4 fitore 1 barazim dhe 7 humbje. Humbjet e fundit te zikalterve jane ato kunder Liverpulit 2007-2008 dhe Mancester Junaitid 2008-2009.
Totenhemi vs. ekipeve italiane
Totenhemi ka zhvilluar vetem dy ndeshje kunder ekipeve italiane pikerisht ndaj Milanit e qe i perkasin sezonit 1971-1972 ne gjysmefinalet e Kupes UEFA te mbyllura me rezultatin e pergjithshem 3-2.
Ndeshja e pare Inter-Totenhem 4-3
Interi fitoi 4-3 ndaj Totenhemit nga 4-0 ne 4-3 edhe pse skuadra angleze luajti per gati 80 minuta me dhjete lojtare. Zaneti Etoo 2 dhe Stankovic realizuan per Interin Bejl shenoi tre gola per Totenhemit.
Grupi A Verder Bremen-Tvente
Ne ndeshjen e pare midis tyre holandezet e Tventes barazuan 1-1 me gjermanet e Verder Bremenit Jansen 75 shenoi per Tventen Arnautovic 80 per Verderin. Interi kryeson me 7 pike Totenhemi 4 Tvente dhe Verderi nga 2.
Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Marte 02 Nentor 2010