E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtate ekipe me bilete ne dore per raundin e vdekjes

Interi Reali i Madridit dhe disa ekipe te tjera do te mbeshteten te futbolli sulmues kete jave ne kompeticionin me te rendesishem europian per klubet duke kerkuar kualifikimin ne fazen me eliminim direkt te Liges se Kampioneve. Shtate ekipe mund te avancojne ne 16 me te mirat e Europes me dy ndeshje perpara perfundimit te takimeve ne grupe pas nje serie te suksesshme ne tri takimet e para pro dhe nje barazim mund tu siguronte atyre te pakten nje nga dy vendet e pare. Interi mundi 4-3 Totenhemin ne shtepi ne nje ndeshje plot emocione ne grupin A dhe nese kampionet ne fuqi mundin ekipin anglez te marten ato do te kalojne me tej pavaresisht rezultatit te Verder Bremenit kunder Tventes. Ekipi i Rafael Benitezit ishte 4-0 pas 35 minutave loje dy jave me pare perpara se Garet Bejl te shenonte nje hart-trik per Spersat. Benitezi eshte i bindur se mbrojtja me e mire ne Uajt Hart Lajn eshte sulmi. Zhoze Murinjo luante me shume ne mbrojtje sezonin e kaluar kur ai udhehoqi Interin ne fitimin e Liges se Kampioneve por Real Madridi i tij i zbrazi te gjithe karikatoret pas fitores se lehte 2-0 ne shtepi kunder Milanit. Portugezi mund te planifikoje nje rikthim sulmues ne San Siro ku te merkuren Reali i Madridit do te synoje fitoren e katert ne rresht ne grupin G qe do ti conte ne ndeshjet e raundit te pare me nokaut ne muajin shkurt te vitit te ardhshem. Forma e Kristiano Ronaldos i cili shenoi dy gola te tjere ne fitoren 3-1 ndaj Herkulesit eshte nje arsye per optimizem per nente here fituesit e Liges se Kampioneve nderkohe qe Milani humbi 2-1 ne shtepi me Juventusin ne Serine A.

MAESTRO MESI
Lionel Mesi duket se ka nje beteje personale me Ronaldon nisur dhe nga fakti se te dy yjet po shkelqejne ne La Liga kampionati spanjoll. Rivaliteti i tyre mund te vazhdoje edhe ne Ligen e Kampione pasi maestroja i Barcelones po shfaqet me i rrezikshem se kurre. Dy golat e tij salduan fitoren ne shtepi te Barcelones kunder Kopenhagenit ne ndeshjen e tyre te fundit ne grupin D me argjentinasin qe ishte serish i jashtezakonshem ne fitoren poshteruese 5-0 kunder Seviljas ne Primera Divizion. Nje fitore ne kryeqytetin danez te marten do ta mbante Barcen te sigurt ne kryesimin e grupit dhe nje pushim te mundshem per Mesin ne dy ndeshjet e fundit ne grup. Finalistet e sezonit te kaluar Bajerni i Munihut ishin te shkujdesur ne mbrojtje gjate fitores 3-2 kunder Kluzhit dy jave me pare por ky rezultat mund te mbaje ata ne dy vendet e pare ne grupin E nese ata marrin qofte dhe nje pike ne ndeshjen e kthimit te merkuren ne Rumani. Arsenali Celsi dhe Olimpiku i Lionit gjithashtu kane nente pike nga nente te mundshmet me formacionin e Arsen Vengerit qe ka shenuar 14 gola ne tri ndeshje. Avancimi eshte i mundshem dhe per to ne rast se fitojne nderkohe qe barazimi mund ti mjaftoje klubit francez. Liderit e grupit F Celsi do te prese Spartakun e Moskes te merkuren te marten liderit e grupit B Lioni do te udhetoje ne Portugali kunder Benfikes. Mancester Junaitid eshte i vetmi kryesues grupi qe nuk mund te saldoje kualifikimin midis 16 me te mirave kesaj radhe por nje fitore ndaj kampiones se Turqise Bursaspor te cilet do te organizojne ndeshjen e tyre me te madhe ne histori do tu hape rrugen e gjate te kualifikimit.

SHTATE EKIPET
Interi Reali i Madridit Barcelona Bajerni Arsenali Celsi dhe Olimpiku i Lionit nese fitojne ndeshjet e radhes mund te presin bileten per ne raundin tjeter te Liges se Kampioneve.

STATISTIKA
4.67 gola per ndeshje ka shenuar deri tani Arsenali ne tri ndeshjet e para. Me 14 gola Topcinjte lene pas Interin 10 Totenhemin 8 e po ashtu Barcelonen dhe Celsin nga 8.

Man. Junaitid mungojne Ferdinand dhe Runi

Mbrojtesi Rio Ferdinand do te mungoje ndaj Mancester Junaitid ne ndeshjen e Liges se Kampioneve kunder Bursasporit. Junaitid nuk dha asnje arsye per mungesen e qendermbrojtesit te Anglise i cili luajti 90 minuta te plota ne fitoren 2-0 te ekipit te tij kunder Totenhemit te shtunen. Kris Smalling pritet te formoje dyshen qendrore mbrojtese perkrah Nemanja Vidicit. Edhe sulmuesi Uejni Runi do te mungoje serish pas demtimit ne kavilje. Junaitid udheheq grupin C me shtate pike pas tri ndeshjeve me kampionet e Skocice Rejnxhers ne kuoten e pese pikeve. Spanjollet e Valencias jane te tretet me kater pike ndersa turqit e Bursaporit jane te fundit me zero pike.

Barcelona
Ksavi Jam 100 per qind

Objektivi fillestar i Barcelones per te kaluar ne fazen me kualifikim direkt ne Ligen e Kampioneve mori nje tjeter inkurajim kur fantazisti Ksavi tha se ai eshte shume afer te qenit 100 per qind ne gjendjen fizike per takimin kunder Kopenhagenit. Nderkombetari spanjoll luajti vetem 20 minutat e fundit ne fitoren 2-0 kunder Kopenhagenit ne Kamp Nou muajin e kaluar pasi ai ndjente shqetesime ne tendinen e Akilit. Por 30-vjecari startoi si titullar ne fitoren 5-0 ne La Liga kunder Seviljes. Ai tha U ndjeva serish thuajse ne 100 per qind. Nuk eshte njesoj si me para kur shqetesimet ishin te padurueshme. Jam optimist se une do te jem i afte te luaj ne cdo ndeshje por eshte dhimbja ajo qe do te vendose. Nje fitore ne kryeqytetin danez per Barcelonen kampione e vitit 2009 dhe lider i grupit D do tu jepte 10 pike pas kater ndeshjeve dhe do ti vendoste nje pozicion me te fuqishem per tu kualifikuar ne fazen me raund direkt. Kopenhageni eshte ne vendin e dyte me gjashte pike me formacionin rus Rubin Kazan ne kuoten e 2 pikeve dhe Panathinaikosi e Greqise me nje pike. Ka edhe disa lajme te tjera te mira nga fronti i demtimeve per Barcen e trajnerit Pep Guardiola pasi dhe Gabriel Milito deklaroi se eshte i shendetshem dhe u perfshi ne listen e 19 lojtareve per udhetimin drejt Danimarkes. Sulmuesi Xhefren i cili ka nje demtim ne shpatull dhe portieri i dyte Hoze Manuel Pinto i pezulluar jane dy lojtaret e vetem qe nuk jane te disponueshem.

Kopenhageni
Santin Edhe une 100 per qind

Kopenhageni vjen pas fitores 3-2 kunder Lynby be fundjave me zevendesuesin Solvi Otesen qe shenoi golin fitues ne minuten e 91-te. Fitorja i coi kampionet e Danimarkes me 14 pike para rivalit me te afert Midjyland pas 14 ndeshjeve. Trajneri Stale Solbaken beson se te luftuarit per fitore eshte nje nga cilesite me te mira te lojtareve te tij. Sulmuesi Sezar Santin i cili mungoi ne fitoren e se shtunes i tha televizionit danez TV2 se ai do te jete plotesisht gati per ndeshjen kunder Barces. Do te jem 100 per qind gati - tha Santin i cili kas shenuar 10 gola kete sezon ne kampionatin danez.

Mancini i vdekuri qe ecen

Dhomat e zhveshjes se Mancester Sitit ziejne dhe atmosfera eshte e zymte Roberto Mancini ik. Tensioni eshte rritur ne maksimum pas humbjes se dyte rresht ne Premier Lige e treta nga fillimi i sezonit. Sipas tabloidit anglez The Sun ka nje revolte te vertete ndaj teknikut italian i etiketuar si Dead Man Ealking i vdekuri qe ecen duke u bere vend thashethemeve per nje shkarkim te mundshem te shpejte te pashmangshem.

LIGA E KAMPIONEVE
DITA IV

Sot 2045
Grupi A
Totenhem-Inter
Verder Bremen-Tvente

Grupi B
Benfika-Lion
Hapoel Tel Aviv-Shalke

Grupi C
Bursaspor-Mancester J.
Valencia-Rejnxhers

Grupi D
Rubin Kazan-Panathinaikos 1830
Kopenhagen-Barcelona

GRUPI A

1 Inter 3 7
2 Totenhem 3 4
3 Verder Bremen 3 2
4 Tvente 3 2

GRUPI B

1 Lion 3 9
2 Shalke 04 3 6
3 Benfika 3 3
4 Hapoel Tel-Aviv 3 0

GRUPI C

1 Mancester Junaitid 3 7
2 Rejnxhers 3 5
3 Valencia 3 4
4 Bursaspor 3 0

GRUPI D

1 Barcelona 3 7
2 Kopenhagen 3 6
3 Rubin Kazan 3 2
4 Panathinaikos 3 1

Neser

Grupi E
Bazel-Roma
Kluzh-Bajern Munih

Grupi F
Celsi-Spartak Moske
Zilina-Marseje

Grupi G
Milan-Real Madrid
Osker-Ajaks

Grupi H
Partizan-Beograd
Shahktar D.-Arsenal

GRUPI E

1 Bajern Munih 3 9
2 Bazel 3 3
3 Kluzh 3 3
4 Roma 3 3

GRUPI F

1 Celsi 3 9
2 Spartaku i Moskes 3 6
3 Marseje 3 3
4 Zilina 3 0

GRUPI G

1 Reali i Madridt 3 9
2 Milani 3 4
3 Ajaksi 3 4
4 Okser 3 0

GRUPI H

1 Arsenali 3 9
2 Shakhtar Donetsk 3 6
3 Braga 3 3
4 Partizani 3 0

Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Marte 02 Nentor 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›