Vllaznia rrit distancën nga ndjekësit e saj
Tiranë (Start) - Skuadra e Vllaznisë përfiton sërish këtë javë nga hapat fals të Tiranës. Shkodranët shkëputen nga ndjekësi i tyre më i afërt, Tirana, me katër pikë. Kryeqytetasit morën një barazim të papritur me skuadrën e vendit të fundit, Partizanin. Veç problemeve të donatorëve, ky barazim i komplikon shumë gjërat tek klubi më i madh në Shqipëri.
Skuadra e drejtuar nga Slishkoviçi e filloi mjaft mirë kampionatin, duke krijuar nja shkëputje të madhe nga skuadrat e tjera pretendente. Rrëpira për Tiranën, deri atëherë kryesuese, filloi që në barazimin me Bylisin në Ballsh. Kjo ndeshje do të pasonte barimet e tjera dhe dy humbjet, me Elbasanin dhe Teutën. Tirana do të presë këtë javë Apoloninë në kryeqytet.
Vllaznia mjafton të bëjë detyrën e saj në ndeshjen me Apoloninë në Fier, për të pritur e qetë këtë javë Flamurtarin në tempullin e saj, “Loro Boriçi”. Kjo ndeshje, në dukje është e lehtë për kryesuesit, por skuadra bregdetare nuk i ka të rralla surprizat në këtë kampionat.